From Wikipedia, the free encyclopedia
Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës,[1] Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.[2]
Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa. Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.[3]
Çiftelia ndryshon në përmasa, më së shpeshti e akorduar në B3 dhe E3. Tingulli në çifteli përfitohet me ndridhjen e telit të epërm, ndërsa lartësia e tingujve përcaktohet tek teli i poshtëm.[4] Zakonisht punohet prej drurit të arrës dhe prej drurit të qershisë. Çiftelia është e ndërtuar prej këtyre pjesëve: koka (ndryshe quhet edhe kupolla e çiftelis) e cila në mbrendi është e shprazët, qafa ku janë të ndara notat ose ndryshe quhen perde (popullore fusha), dhe në skaj të qafës ndodhe shtrënguesit e telave të cilët janë dy.
Fjala prejardhjen e nga sinkopimi i fjalëve në gjuhën turke çifté dhe tellí, fjalëpërfjalë "me tela çift".[1]
Çiftelia nuk luhet në Azinë Qendrore apo Anadoll, por historikisht popujt turkikë luanin një vegël të quajtur ıklığ, që gjithashtu domethënë "dytelëshe" (iki domethënë "dy" dhe lik "-she").[5][6][7] Çiftelia bashkëndan karakteristika të kufizuara nga ıklığ, duke dalluar në tingull, melodi dhe mënyrë të kënduari.[8]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.