politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Zyhdi bej Ohri (Ohër, 1870 - Dijarbakër, 1931) ka qenë veprimtar politik i çështjes kombëtare shqiptare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën Zuhdi Ohria.[1]
U lind në Ohër. Studimet i përfundoi në Turqi. Ishte pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët. Ka organizuar veprimtari e tubime të ndryshme, duke propaganduar idetë kombëtare. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.