![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f5/Koncz_Zsuzsa_%25282011%2529.jpg/640px-Koncz_Zsuzsa_%25282011%2529.jpg&w=640&q=50)
Zsuzsa Koncz
Këngëtare Hungareze / From Wikipedia, the free encyclopedia
Zsuzsa Koncz (e lindur më 7 Mars të vitit 1946, në Pély) është një këngëtare hungareze, tekstet e të cilës (kryesisht janë të shkruara nga János Bródy) ndonjëherë ishin shumë kritikë ndaj sistemit politik të vendit para 1990.
Zsuzsa Koncz | |
---|---|
![]() | |
U lind në | (1946-03-07)mars 7, 1946 Pély, Hungari |
Profesioni | këngëtare, aktore |
Karriera e saj filloi pas performancës së saj në Ki mit tud? show, spektaklin e talenteve në vitin 1962.[1] Ajo ka performuar me grupe të ndryshme dhe muzikantë gjatë viteve, sidomos Illés dhe János Bródy. Në vitet 1970, ajo bëri disa udhëtime të suksesshme jashtë vendit, kryesisht në vendet e Bllokut Lindor, si dhe në Gjermaninë Perëndimore (ndonjëherë nën emrat Shusha Koncz dhe Jana Koncz në vendet gjermanofolëse), por edhe në Francë, SHBA dhe Japoni. Ajo mbetet jashtëzakonisht popullore në Hungari, me disa prej këngëve të saj tani pjesë e folklorit hungarez, mes tyre: 'A Kárpáthyék lánya', 'Ha én rózsa volnék' dhe 'Valahol egy lány'.