![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/1%25CE%25BF_%25CE%2593%25CF%2585%25CE%25BC%25CE%25BD%25CE%25AC%25CF%2583%25CE%25B9%25CE%25BF_%25CE%2599%25CF%2589%25CE%25B1%25CE%25BD%25CE%25BD%25CE%25AF%25CE%25BD%25CF%2589%25CE%25BD_1.jpg/640px-1%25CE%25BF_%25CE%2593%25CF%2585%25CE%25BC%25CE%25BD%25CE%25AC%25CF%2583%25CE%25B9%25CE%25BF_%25CE%2599%25CF%2589%25CE%25B1%25CE%25BD%25CE%25BD%25CE%25AF%25CE%25BD%25CF%2589%25CE%25BD_1.jpg&w=640&q=50)
Zosimea
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zosimea në Janinë, ishte gjimnazi më i njohur gjatë Rilindje Kombëtare Shqiptare. Gjimnazi i Zosimeajve ishte gjashtëvjeçar. Në këtë gjimnaz greqishtja mësohej 12 orë, latnishtja 4 orë e gjysmë, ndërsa frëngjishtja 3 orë.[1]. Gjimazi i Zosimeajve njiheh si një shkollë klasike, në të cilën i kushtohej kujdes i veçantë retorikës, letërsisë së vjetër greke dhe romake.[2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/1%CE%BF_%CE%93%CF%85%CE%BC%CE%BD%CE%AC%CF%83%CE%B9%CE%BF_%CE%99%CF%89%CE%B1%CE%BD%CE%BD%CE%AF%CE%BD%CF%89%CE%BD_1.jpg/640px-1%CE%BF_%CE%93%CF%85%CE%BC%CE%BD%CE%AC%CF%83%CE%B9%CE%BF_%CE%99%CF%89%CE%B1%CE%BD%CE%BD%CE%AF%CE%BD%CF%89%CE%BD_1.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/51/Zosimaia.jpg/640px-Zosimaia.jpg)
Duke folur për këtë institucion, profesor Jashar Rexhepagiq mes tjerave thotë edhe këtë: "Kristoforidhi, Vreto, Naimi, Samiu, Abdyli, Ismail Qemali, Anastas Byku dhe disa rilindës të tjerë kanë qenë nxënës dhe kanë kryer mësimet në Gjimnazin "Zosimea" në Janinë. Për këtë shkollë e cila kishte profesorë të ngritur, të aftë dhe një bibliotekë të pasur, po ashtu nuk kemi ndonjë studim të posaçëm monografik, gjë që është një zbraztësi e madhe për punën kërkimore shkencore."[3]