From Wikipedia, the free encyclopedia
Zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 në Shqipëri u mbajtën më 26 maj, me një raund të dytë me 2 qershor.[1][2] Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike, qe ishtë në pushtet e cila fitoi 122 nga 140 vendet. Pjesëmarrja e votuesve ishte 89.1%.
| ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
|
Në ditën e raundit të parë të votimit, gjashtë parti opozitare të udhëhequra nga Partia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet, duke akuzuar Partinë Demokratike për kërcënime.[3] Vëzhguesit ndërkombëtarë vunë re se zgjedhjet u dëmtuan nga "një numër parregullsish dhe mangësish teknike" dhe përfunduan se zgjedhjet "nuk plotësonin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme", e as standardet e ligjit shqiptar. Pasi u publikuan rezultatet e raundit të parë më 29 maj, Partia Socialiste e Shqipërisë njoftoi se ata nuk do të marrin vendet e tyre në Kuvend. Pothuajse të gjitha partitë e opozitës bojkotuan raundin e dytë.
Parti | Vota | % | Ulëse | +/- | |
---|---|---|---|---|---|
Partia Demokratike e Shqipërisë | 914,218 | 55.5 | 122 | +30 | |
Partia Socialiste e Shqipërisë | 335,402 | 20.4 | 10 | -28 | |
Partia Republikane e Shqipërisë | 94,567 | 5.7 | 3 | +2 | |
Partia Balli Kombëtar Shqiptar | 81,822 | 5.0 | 2 | New | |
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut | 66,529 | 4.0 | 3 | +1 | |
Partit tjera | 153,943 | 9.3 | 0 | – | |
Vota të pavlefshme/të zbrazëta | 316,863 | – | – | – | |
Totali | 1,826,142 | 100 | 140 | 0 | |
Source: Nohlen & Stöver |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.