Zejtaria në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zejtaria në Kosovë ishte e zhvilluar që në kohët më të hershme, pastaj në mesjetë dhe më vonë, sidomos në shekujt XVIII-XIX. Në këtë periudhë disa qytete kishin deri në 1,000 dyqane. Qytetet më të rëndësishme zejtare ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Janjeva, Gjilani, Vushtrria etj. Zejet më të rëndësishme ishin të armëpunuesve, të thikëpunuesve, argjendarëve, tabakëve, saraçëve, terzinjve, kazazëve, kazanxhinjve, nallbanëve, orëtarëve, jorganxhinjve, mutavxhive, samarxhinjve etj.
Zhvillimi i saj ka qenë ngushtë i lidhur për zhvillimin e qyteteve dhe të ekonomisë. Në qytetet e Kosovës janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura, mëndafshi, pambuku, pylltaria (druri), xehetaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve), etj.[1]