![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e3/Plains_Zebra_Equus_quagga.jpg/640px-Plains_Zebra_Equus_quagga.jpg&w=640&q=50)
Zebra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zebrat[1] janë disa specie të familjes së kuajve Afrikanë të bashkuar nga gëzofi i tyre i dallueshëm bardhë e zi me shirita. Shiritat e tyre vijojnë në forma të ndryshme, unike për secilin individ. Ata janë në përgjithësi kafshë shoqërore që jetojnë në tufa të vogla duke vijuar në tufa të mëdhaja. Ndryshe nga të afërmit e tyre më të afërt, kuajt dhe gomerët, zebrat nuk janë zbutur akoma.
- Për përdorime të tjera të kësaj fjale, shiko Zebra (kthjellim).
Zebra Vargu kohor: Neogeni–tani | |
---|---|
![]() | |
Një tufë me zebrën e fushës (Equus quagga) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | Equidae |
Gjinia: | Equus |
Nëngjinia: | Hippotigris dhe Dolichohippus |
Speciet | |
|
Ekzistojnë tre lloje të zebrave: zebra e fushës, zebra malore dhe zebra e Grevit. Zebra e fushës dhe ajo malore i përkasin nëngjenisë Hippotigris, por zebra e Grevit është specia e vetme e nëngjenisë Dolichohippus. Ky i fundit i ngjan një gomari, në të cilën zebrat janë të lidhura ngushtë, ndërsa dy të parat duken më shumë si kali. Të tre i përkasin gjenisë Equus.
Shiritat unike të zebrave, i bëjnë ato një nga kafshët më të njohura për njerëzit. Ato ndodhin në një shumëllojshmëri të habitateve, si fusha, pyje, savana, male dhe kodrat bregdetare. Megjithatë, faktorë të ndryshëm antropogjene kanë pasur një ndikim të rëndë në popullatat e zebrave, veçanërisht në gjueti për gëzofin e tyre dhe shkatërrimin e habitatit. Zebra e Grevit dhe zebra malore janë të rrezikuara. Ndërsa zebrat e fushave janë shumë më të bollshme.