From Wikipedia, the free encyclopedia
Yukiko Okada (岡田 有希子 Okada Yukiko?, 22 gusht, 1967 – 8 prill, 1986) ishte një këngëtare japoneze dhe fituesja e programit televiziv të talenteve Star Tanjō! në Tokio, Japoni.
Okada u lind më 22 gusht 1967, vajza e dytë e familjes Sato. Familja më vonë u transferua në Nagoya. Në shkollën fillore, Okada donte të lexonte, veçanërisht libra komik, dhe ajo ishte një artiste e talentuar. Në shkollën e mesme, Okada donte të bëhej këngëtare dhe aplikonte për çdo provë të mundshme, gjithçka nga prodhimet kryesore deri te rekrutimi më i vogël i talenteve, duke shpresuar që të bëhej yll. Ajo u refuzua çdo herë derisa ajo më në fund u pranua në një program talentesh televiziv Star Tanjō! në Televizionin Nippon – të cilin ajo fitoi në mars të vitit 1983.
Më 21 prill 1984, Okada lëshoi këngën e saj të parë, "First Date". Ajo njihej si "Yukko", e cila është një shkurtim i zakonshëm për emrin "Yukiko" në gjuhën japoneze.
Atë vit, Okada fitoi Rookie of the Year, dhe u shpërblye me çmimin si artistja e re më e mirë për këngën e saj të tretë "-Dreaming Girl- Koi, Hajimemashite".
Okada luajti rolin kryesor në dramën televizive të parë të saj Kinjirareta Mariko (The Forbidden Mariko), në vitin 1985. Kënga e saj e vitit 1986 "Kuchibiru Network", e shkruar nga Seiko Matsuda dhe e kompozuar nga Ryuichi Sakamoto, arriti vendin e parë në renditjen javore të Oricon më 10 shkurt, 1986.
Më 8 prill, të vitit 1986, Okada u gjet në apartamentin e saj të mbushur me gaz në Tokio me damarë të prerë, ulur në një dollap dhe duke qarë. Dy orë më vonë, Okada u hodh drejt vdekjen nga kati i shtatë i ndërtesës së agjencisë së muzikës Sun Music.[1][2] Arsyeja për vetëvrasje është ende e panjohur. Vdekja e saj rezultoi në shumë vetëvrasje në Japoni, që shpejt u pagëzuar me neologizmin "Sindromi Yukiko".[3][4][5][6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.