![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/22/GABRIEL_VELLA_vs_ROMINHO_51.jpg/640px-GABRIEL_VELLA_vs_ROMINHO_51.jpg&w=640&q=50)
Xhu-xhucu Brazilian
arti marcial brazilian fokusohet në përleshjet dhe luftimet në tokë me rrënjë në xhudon japoneze dhe jiu-jitsu / From Wikipedia, the free encyclopedia
Jiu jitsu Brazilian është një art luftarak dhe një mënyrë mbrojtjeje personale i specializuar në dyluftim veçanërisht në luftimin në tokë. Nuk duhet ngatërruar me paraardhësin Jūjutsu Japonez.Është nje sport i cili mund t ju mbroj nga shum situata te rrezikshme pra te pa pritura.[1]
![]() | Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nese shihni nje njeri qe di levizje te jiujitsu u keshillohet te mos i afroheni sepse do perfu doni ne spital.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/22/GABRIEL_VELLA_vs_ROMINHO_51.jpg/640px-GABRIEL_VELLA_vs_ROMINHO_51.jpg)
Jiujitsu apo BJJ konsiderohet në mënyrë universale tashmë si një nga artet luftarake më efikase në botë. I njohur si “arti xhentil apo i butë” BJJ fokusohet në ngushtimin e menjëhershëm të distancës me kundërshtarin, hedhjen e tij në tokë dhe finalizimin e kundërshtarit nëpërmjet kapjeve dhembjeprurëse dhe manipulimit të gjymtyrëve dhe trupit si dhe shtrëngimit dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes apo enëve teë gjakut. BJJ i jep individëve më të vegjël apo të brishtë një shans të barabartë apo më të mirë për të përballur kundërshtarë më të fuqishëm.
Jiu-Jitsu Brazilian u bë shumë i famshëm fillimisht në Amerikë e më pas në botë pasi Royce Gracie (i biri i Helio Gracie i cili bashkë me vëllanë e tij Carlos Gracie janë themeluesit legjendar të BJJ) mori pjese në kampionate të arteve të ndryshme luftarake dhe arriti te mposhtë kundershtarë shumë më të fuqishëm dhe të mëdhenj se ai që përfaqësonin disiplina të tjera si boksi, savate, kickboksi, xhudo, sumo, mundja etj.
Pas fitoreve të Royce Gracie-t, të gjithë ata që ishin të dedikuar në rrugën e arteve luftarake filluan të mësojnë Jiu-Jitsun Brazilian. Sot BJJ është pjesë e arsenalit dhe programit stërvitor të të gjithë garuesve dhe kampionëve te botës që garojnë në kampionate të arteve luftarake te kombinuara. Një nga anët më të mira të Jiu Jitsut Brazilian është që mund të ushtrohet nga kushdo, pavarësisht nga forma fizike, mosha apo gjinia. Ne fakt, Jiu Jitsu Brazilian është perfekt për vetëmbrojtje për femrat sepse shumë nga teknikat finalizuese të BJJ praktikohen nga pozicione në dukje të pafavorshme për to.