From Wikipedia, the free encyclopedia
Jacinda Kate Laurell Ardern[1] ( /dʒəsɪndə Ɑːrd ɜːrn/ ; [2] lindur më 26 korrik 1980) është një politikane e Zelandës së Re e cila shërbeu si Kryeministre e 40-të e Zelandës së Re që nga viti 2017 deri më 2023. Ajo gjithashtu ka shërbyer si Drejtuese e Partisë së Punës që nga 1 gusht 2017. Ardern ka qenë Anëtare e Parlamentit (MP) për elektoratin Mount Albert që nga 8 Mars 2017; ajo u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve si deputete e listave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2008. [3]
Jacinda Ardern | |
---|---|
Kryeministre e 40-të e Zelandës së Re | |
Në detyrë 26 tetor 2017 – 25 janar 2023 | |
Monarku |
|
Governor-General |
|
Zëvendës |
|
Paraprirë nga | Bill English |
Pasuar nga | Chris Hipkins |
Kryetare e 17-të e Partisë së Punës | |
Në detyrë 1 gusht 2017 – 22 janar 2023 | |
Zëvendës | Kelvin Davis |
Paraprirë nga | Andrew Little |
Pasuar nga | Chris Hipkins |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Jacinda Kate Laurell Ardern 26 korrik 1980 (42 vjet) Hamilton, New Zealand |
Partia politike | Partia e Punës |
Bashkjetuesja/et | Clarke Gayford |
Fëmijët | 1 |
Prindër(it) |
|
Shkollimi | University of Waikato (BComm) |
Pas diplomimit në Universitetin e Waikato në 2001, Ardern filloi karrierën e saj si studiuese në zyrën e kryeministres Helen Clark. Ajo më vonë punoi në Mbretërinë e Bashkuar si këshilltare për politikën e kryeministrit britanik Toni Bler. [4] Në vitin 2008, ajo u zgjodh Presidente e Bashkimit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste. [5]
Ardern u bë deputete liste në 2008, një pozicion që e mbajti për gati dhjetë vjet deri në zgjedhjen e saj në elektoratin Mount Albert në zgjedhjet e vitit 2017, të mbajtura më 25 shkurt. Ajo u zgjodh unanimisht si Zëvendës Drejtuese e Partisë së Punës më 1 Mars 2017, pas dorëheqjes së Annette King. Ardern u bë Udhëheqëse e Partisë së Punës më 1 gusht 2017, pasi Andrew Little dha dorëheqjen pas rezultatit historik të ulët të sondazhit për partinë. [6] Ajo është kredituar me rritjen e vlerësimit të partisë së saj në sondazhe. Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 shtatorit 2017, Partia e Punës fitoi 46 vende (një rritje prej 14), duke e vendosur atë pas Partisë Kombëtare, e cila fitoi 56 vende. [7] Pas negociatave me Partinë Kombëtare dhe të Punës, Partia Zelanda e Re e Para zgjodhi të krijojë qeveri koalicioni me Partinë e Punë, e mbështetur nga të Gjelbrit, me Ardernin si Kryeministre. [8]
Ardern e përshkruan veten si socialdemokrate dhe përparimtare.[9] [10] Ajo ishte kryetarja më e re grua e një qeverie në botë, pasi mori detyrën në moshën 37 vjeçare. [11] Ardern u bë e dyta kryeqeveritare e zgjedhur që lind ndërsa ishte në detyrë (pas Benazir Bhutto) kur vajza e saj lindi më 21 qershor 2018.[12]
Ardern e ka përshkruar veten si socialdemokrate, [9] përparimtar, [10] republikane [13] dhe feministe, [14] duke përmendur Helen Clark si hero politik, [15] dhe e ka përshkruar kapitalizmin si një 'dështim të qartë' për shkak të rritjes së varfërisë së fëmijëve dhe të pastrehësisë në Zelandën e Re . [16] Ajo përkrah një shkallë më të ulët të emigracionit, dhe sugjeron një rënie prej rreth 20,000-30,000. Ardern e ka quajtur emigracionin një "çështje të infrastrukturës" dhe argumenton se "nuk ka pasur planifikim të mjaftueshëm për rritjen e popullsisë". [17] Sidoqoftë, ajo dëshiron të rrisë hyrjen e refugjatëve. [18]
Ardern beson se mbajtja ose shfuqizimi i elektorateve Māori duhet të vendoset nga vetë Māorit, duke thënë, "[Māorit] nuk e kanë ngritur nevojën që ato elektorate të hiqen, kështu që pse ta shtrojmë ne pyetjen?" [19] Ajo mbështet mësimin e detyrueshëm të gjuhës Māori në shkolla. [9]
Në Shtator 2017, Ardern tha që dëshironte që Zelanda e Re të kishte një debat mbi heqjen e monarkut të Zelandës së Re si kryetarin e shtetit. [13]
Ardern është shprehur në mbështetje të martesës së të njëjtit seks, [20] dhe ka votuar për Aktin e Ndryshimit të Martesës 2013. [21] Në 2018, ajo u bë kryeministria e parë e Zelandës së Re që marshoi në një paradë krenarie. [22] Ardern mbështeti liberalizimin e ligjit të abortit duke hequr abortin nga Akti i Krimeve 1961. [23] [24] Në mars të 2020, ajo votoi për Aktin e Legjislacionit të Abortit që ndryshon ligjin për të dekriminalizuar abortin. [25] [26]
Duke iu referuar politikës kundër armëve bërthamore të Zelandës së Re, ajo përshkroi ndërmarrjen e veprimeve për ndryshimin klimatik si "momenti kundër-bërthamoreve i brezit tim". [27]
Ardern ka shprehur mbështetjen për një zgjidhje dy-shtetesh për konfliktin izraelo-palestinez. [28] Ajo ka dënuar vdekjen e palestinezëve gjatë protestave në kufirin e Gazës. [29]
Ajo ishte një nga pesëmbëdhjetë gratë e zgjedhura për tu paraqitur në kopertinën e botimit të Shtatorit 2019 të British Vogue, nga redaktorja e ftuar Meghan, Dukesha e Sussex . [30] Revista Forbes e ka pozicionuar të 38-tën mes 100 grave më të fuqishme në botë në vitin 2019. [31]
Ajo u përfshi në listën Time 100 në 2019 dhe ishte një nga kandidatet e shqyrtuara për Personi i Vitit 2019 nga Revista Time. [32] E njejta revistë më vonë spekuloi se ajo mund të fitonte Çmimin Nobel për Paqen në 2019 mes gjashtë kandidatëve të listuar, për mëyrën si e trajtoi ngjarjen e të shtënave në xhaminë Christchurch. [33]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.