Xhamia e Madhe e Heratit
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Madhe e Heratit ( Persisht مسجد جامع هرات Masxhid-i Xhāmi'-i Herat) ose Xhami Masxhid e Herat,[1] është një xhami në qytetin e Heratit, në provincën e Heratit në veri-perëndim të Afganistanit. Ajo është ndërtuar nga Guridët, nën sundimin e Sulltan Muhamed Gijathedin Gori, i cili hodhi themelet e saj në 1200 të es, dhe u zgjerua më vonë nga disa sundues sepse Herati ndryshoi sundimtarët gjatë shekujve nga Timuridët deri te Safavidët, Mugalët dhe pastaj Uzbekët, të cilët të gjithë mbështetën xhaminë. Ndonëse shumë prej pllakave me xham janë zëvendësuar gjatë periudhave të mëvonshme, Xhamia e së Premtes në Herat i është dhënë forma e saj e tanishme gjatë viteve të fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë.
Xhamia e Madhe e Heratit | |
---|---|
Emri amëtar مسجد جامع هرات | |
Lloji | Arkitekturë Islame |
Vendndodhja | Herat , Afganistan |
Ndërtuar | 1404-1446 |
Stili arkitekturor | Ariktektura Osmane, Selxhuke, Mamluke |
Përveç xhamive të shumta të lagjeve të vogla për namazin e përditshëm, shumica e komuniteteve në botën islamike kanë një xhami më të madhe, një xhami kongregacioni për shërbime të premtes me një predikim apo hutbe. Xhama Masxhid nuk ka qënë gjithmonë xhamia më e madhe në Herat; një kompleks shumë më i madh Xhamia dhe Madreseja e Gauharshad, e ndërtuar gjithashtu nga Timuridët, ishte vendosur në pjesën veriore të qytetit. Megjithatë, këto monumente arkitekturore u hodhën nëerë me dinamit nga oficerë të ushtrisë britanike indiane në 1885, për të parandaluar përdorimin e saj si një fortesë nëse një ushtri ruse përpoqej të pushtonte Indinë.