![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6b/Yaya_Pasha%252C_1963.jpg/640px-Yaya_Pasha%252C_1963.jpg&w=640&q=50)
Xhamia e Jahja-Pashës
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ndërtimi i xhamisë u mundësua nga Jahja Pasha i cili e marton Hatixhe Hatunin, dhe me këtë bëhet dhëndër i Sulltan Bajazitit II (1481-1512). Përveç xhamisë ai ndërtoi edhe kuzhinë bëmirëse publike dhe shkollë.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6b/Yaya_Pasha%2C_1963.jpg/640px-Yaya_Pasha%2C_1963.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/4/44/Porta_e_Xhamis%C3%AB_s%C3%AB_Jahja_Pash%C3%ABs.jpg/640px-Porta_e_Xhamis%C3%AB_s%C3%AB_Jahja_Pash%C3%ABs.jpg)
Xhamia është ndër objektet më përfaqësuese nga fillimi i shekullit XVI. Për shkak të dëmeve të shumta në të kaluarën dhe disa rinovimeve, objekti e ka humbur pjesërisht vërtetësinë. Së pari xhamia e Jahja Pashës kishte një kubë të madhe si dhe pesë kube të vogla mbi verandë, me këto veçori ajo bënte bjesë në llojin e xhamive me më shumë dhoma dhe kubet me dhoma anash.
Veranda e gjerë është bërë nga mermeri i bardhë, si dhe porta e cila është përmendur si unike në regjionin e gjerë. Xhamia është një krijim i veçantë i bërë në dekorimin stalaktit, e ndjekur nga rozetat dhe mbishkrimet kaliografike. Dyert e përparme janë bërë nga drunj arre masive në "teknikë kündekârî", me elemente dominante gjeometrike.
Në pjesën e sipërme të dyerve ka të shkruar shënime në dorëshkrimin keli-nesh.
Në të djathtë: "Faluni në kohë"
Në të majtë: "Mos prisni vdekjen me keqardhje"
Muret e xhamisë janë më masive në mesin e ndërtesave osmane me trashësi 2,70 m. Evlija Çelebi për xhaminë shkroi: "Ajo ka kube dhe minare të lartë që është shumë e ngjashme me minaren e Aja Sofijës në Stamboll." Minareja është më e larta në mesin e objekteve fetare të Shkupit (45,50 pa pjesën e fundit konik (kulah). Përveç elementeve të veçanta arkitektonike, ndërtesa është karakteristike me ndërtimin e saj dekorativ prej mermeri dhe guri në brendësi të ndërtesës.