xhami From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Detarëve (malazezisht: Džamija Pomoraca) e njohur edhe si Xhamia e Marinarëve është xhami në Ulqin, Mali i Zi.
Për herë të parë u ngrit në vitin 1798 nga Ibrahim Bushati, pasha i Shkodrës në vitet 1796–1810, vëllai i Mahmud Pashë Bushatit. Ky objekt fetar është ndërtuar nga Ibrahim Pasha në shenjë falënderimi Allahut, sepse në betejën e Krusesë (viti 1796) ai u plagos rëndë, ndërsa vëllau i tij vdiq. Nga vdekja e sigurt e ka shpëtuar prifti ortodoks në ushtrinë osmane Jovan Knezheviq.[1] Pashai caktoi që të ardhurat nga katër dyqane në Shkodër të ndajnë të ardhura për mbulimin e shpenzimeve të xhamisë. Xhamia e detarëve ishte e vetmja në këtë qytet pa vakëf nga ku do të mbuloheshin pagat e imamit dhe muezinit si dhe riparimet në atë objekt. Përveç funksionit primar si xhami shërbente edhe si shkollë fetare (mejtep) dhe si strehë për udhëtarët dhe të varfërit.
Xhamia e ka ruajtur ekzistencën e vet deri në vitin 1931 atëher kur vjen urdhëri nga pushteti serbo-malazez i asaj kohe për t’u prishur, dhe u deshten që të kalojnë shumë vite deri në rindërtimin e kësaj xhamie. Xhamia filloi të rindërtohet në vitin 2008 dhe pas 81 viteve, gëgjësisht më 1 qershor 2012 kjo xhami me minare 26 metra do të rihapet për besimtarët mysliman.[2] Xhamia e re u projektua nga arkitektet vendase Indira Dragovoja dhe Suada Ismailaga.[3][4] Në ndërtimin dhe përfundimin e punimeve të kësaj xhamie kontribut të madh shpirtërorë e material dhanë qytetarët e Ulqinit dhe të qytetit Alania të Turqisë, nën mbikqyrjen e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Malin e Zi, Bashkësisë Islame në Ulqin si edhe Myftinisë së Alanias.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.