From Wikipedia, the free encyclopedia
Ibrahim pashë Bushatlliu (tr. İşkodralı Ibrahim Pasha, v. shkurt 1809) ka qenë mytesarif i Sanxhakut të Shkodrës, njohur asokohe si Pashallëku i Shkodrës, përfaqësues i rëndësishëm i hanedanes së Bushatllinjve.
U lind në gjirin e familjes bujare të Bushatlive, djali katërt dhe më i vogli i Koxha Mehmet Pashës. Mësimet i ka vijuar në Shkodër, që ishte qendra administrative e vilajetit dhe njëra nga qendrat më të rëndësishme kulturore-arsimore e vendit. Njëri nga mësimdhënësit dhe edukatorët e Ibrahim Pashës ishte dijetari dhe poeti i dalluar shkodran Mytreza “Safi” Efendiu, i njohur si Myrteza efendi Shoshi, i cili ishte myfti i Shkodrës dhe njëherësh myderriz në medresenë e themeluar dhe vakëfuar nga Mehmet Pashë Plaku, e njohur në popull si Medresja e Qafës. Studimet i ka vijuar në Stamboll në Enderuni Humajun, bashkë me djalin e vëllait “Asaf” Mehmed Pashën.[1]
Pasi i vëllai Kara Mahmud Pasha u vra në luftë me malazezët më 1796 (1211 h), Ibrahim Pasha emërohet mytesarif i Shkodrës me gradën Rumeli-pajesi. Në vitin 1803 (1218 h) me gradën e vezirit iu dha serasqerllëku i Rumelisë duke mbajtur gjithnjë edhe mytesarifllëkun e Shkodrës, pas dy vjetëve më 1805 (1220 h) u emërua vali i Rumelisë. Pas një viti, valillëku iu mor dhe u la edhe njëherë vetëm mytesarifllëku i Shkodrës.[2]
Gjatë sundimit të tij në Shkodër, Ibrahim Bushati u emërua në vitin 1805 bejlerbe i Rumelisë dhe morri pjesë në tentimet për shtypjen e Kryengritjes së Parë Serbe, të prirur nga Karagjorgje Petroviq pas Betejës së Ivankovacit. Dihet se Ibrahim Bushati disa herë ka ndihmuar Ali Pashë Tepelenën. Në fakt dy djemt e Ali Pashës Muktar Pasha dhe Veil Pasha kanë shërbyer nën komandat e Ibrahim Bushatit në vitin 1806.[3]
Vdiq në vitin 1810, ndërsa në krye të Pashallëkut të Shkodrës erdhi Mustafa Reshit Pashë Bushati.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.