![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/58/Xhamia_Ebubeker_-_Shkod%25C3%25ABr_F.jpg/640px-Xhamia_Ebubeker_-_Shkod%25C3%25ABr_F.jpg&w=640&q=50)
Xhamia Ebu Bekër
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e re e Fushë Çelës,[1] e emëruar sipas sahabesë Ebu Bekër, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, është xhamia kryesore e qytetit të Shkodrës në Shqipëri.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/58/Xhamia_Ebubeker_-_Shkod%C3%ABr_F.jpg/640px-Xhamia_Ebubeker_-_Shkod%C3%ABr_F.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c2/Albanerdeputation_vor_dem_Festungskommando%2C_Skutari._%28BildID_15572832%29.jpg/640px-Albanerdeputation_vor_dem_Festungskommando%2C_Skutari._%28BildID_15572832%29.jpg)
Xhamia është projektuar nga byroja arkitektonike ARC Architectural Consultants[2] dhe është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit.[3] Është emëruar sipas Ebu Bekrit (572–634), kalifit të parë pas profetit Muhammed. Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995, ndërsa u rinovua në vitin 2008.[4]
Xhamia, që sot ndodhet në fund të pedonales dhe përballë Hotel Colosseo, ofron me hapësirën e saj rej 622.72 m2 vend të mjaftueshëm për 1,300 besimtarë. Dy minaretë janë nga 41.11 metra të larta. Kupola qendrore ka një lartësi prej 24 metrash.[5]
Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkratërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj: xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.[6]