politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhaferr bej Ypi (Starje, 1878 - 17 nëntor 1940) nënpunës, deputet, ministër dhe kryeministër shqiptar.
Xhaferr bej Ypi | |
---|---|
Kryeminstër i Shqipërise | |
Në detyrë 24 dhjetor, 1921 – 2 dhjetor, 1922 | |
Paraprirë nga | Idhomeno Kosturi |
Pasuar nga | Ahmet Zogu |
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 15 nëntor, 1920 – 1 korrik, 1921 | |
Paraprirë nga | Hoxha Kadri |
Pasuar nga | Dhimitër Kacimbra |
Në detyrë (8 - 12 prill, kryetar dhe anëtar i ngarkuar për Drejtësinë) 12 prill, 1939 – 17 nëntor, 1940 | |
Paraprirë nga | Faik Shatku |
Pasuar nga | Hasan Dosti |
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 5 shtator, 1928 – 16 janar, 1929 | |
Paraprirë nga | Fan Noli (dhjetor 1924) |
Pasuar nga | Abdurrahman Dibra |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1878 Starje, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 17 nëntor, 1940 Starje, Mbretëria Shqiptare (1939–43) |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Popullore |
Arsimimi | Fakulteti i Drejtësisë, Stamboll |
Punësimi | Jurist, nëpunës, politikan |
Nënshkrimi | |
I biri i Asllan bej Ypit dhe Fetie Zavalanit. U diplomua në Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Më 1900 e deri më 1912 shërbeu si funksionar i administratës osmane.
Më 1920 është përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjes.[1] Pas punimeve u caktua prefekt i Beratit,[2] dhe nga nëntori i 1920 deri më 1921 qe ministër i Drejtësisë. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan Noli ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmet Zogu ishte ministri i Punëve të Brendshme. Deri në 4 dhjetor 1922, ishte Kryeministër Ypi. Nga 2 dhjetor 1922, deri në 31 janar 1925, Ypi ishte anëtar i Këshillit të Naltë. Në qershor 1924 ai u largua nga Shqipëria për shkak të Lëvizjes së qershorit, por vazhdonte ta mbante postin zyrtarisht.
Gjatë Mbretërisë së Zogut, Ypi është Kryeinspektori i Gjykatës Mbretërore. Më 1927-29 emërohet si ministër i Arsimit.
Pas pushtimit italian të Shqipërisë, nga 9 prill - 12 prill Ypi ka qenë Kryetar i Komitetit të Administrimit të Përkohshëm, dhe si të tillë kreu i ngarkuar i shtetit i cili "thirri" asamblenë e 12 prillit 1939.
Në 10 prill 1939 i dërgoi mesazh Benito Musolinit duke i rikonfirmuar besnikërinë e popullit shqiptar ndaj tij. Të njëjtën ditë transmetoi një fjalim në të cilin theksoi paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur dhe i bëri thirrje Duçes që ta shpëtonte Shqipërinë.[3]
Nga 1939, ai ishte Ministri i Drejtësisë në qeverinë kolaboracioniste të Shefqet Verlacit.
U vra më 17 nëntor 1940, në kohën kur ushtria greke bombardoi fshatin e tij. Varrimi i tij u bë në Tiranë në varrezën e bektashijve. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast mbajti një fjalim ministri Ernest Koliqi dhe kryetari i Gjykatës së Diktimit, Andrea Saatçi.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.