aktore amerikane From Wikipedia, the free encyclopedia
Winona Ryder (lindur si Winona Laura Horowitz; më 29 tetor, 1971) është një aktore Amerikane. Një nga aktoret ikonë të viteve 1990, ajo debutoi në filmin e vitit 1986, Lucas. Si Lydia Deetz, një adoleshente e errët në filmin e Tim Burton Beetlejuice (1988), ajo mori kritika të mira dhe u njoh gjerësisht. Pas disa shfaqjeve në filma dhe televizion, Ryder e vazhdoi karrierën e aktores me filmin kult Heathers (1988), një satirë e vetëvrasjes së adoleshentëve dhe jetës së gjimnazit i cili që atëherë është bërë një pikë referimi për filmat e adoleshentëve. Më vonë u shfaq në dramën Mermaids (1990), duke marrë një nominim për Golden Globe, dhe në të njëjtin vit u shfaq në krah të Johnny Depp në përrallën e errët të Tim Burton Edward Scissorhands (1990), dhe pak më vonë në krah të Keanu Reeves në romancën e errët të Francis Ford Coppola Bram Stoker's Dracula (1992).
Për shkak të roleve të ndryshëm në filma shumë të mirëpritur në mesin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, Ryder fitoi një çmim Golden Globe si Aktorja më e Mirë Mbështetëse dhe mori një nominim Oskar në të njëjtën kategori për rolin e saj në filmin e vitit 1993 The Age of Innocence, gjithashtu dhe një nominim tjetër për Oskar si Aktorja më e Mirë në përshtatjen e librit Little Women një vit më vonë. Ajo më pas u shfaq në hit-in e Generation X Reality Bites (1994), Alien: Resurrection (1997), komedinë e Woody Allen Celebrity (1998), dhe në Girl, Interrupted (1999), në të cilën ishte dhe producente. Në vitin 2000, Ryder pranoi yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, i cili nderon trashëgiminë e saj në industrinë e filmit.
Jeta personale e Ryder e ka tërhequr goxha vëmendjen e medias. Lidhja e saj me Johnny Depp në fillimin e viteve 1990 dhe arrestimi i saj në vitin 2001 për shkak të një vjedhjeje në dyqan kanë qenë subjekte konstante të gazetave. Ajo ka qenë e hapur për vuajtjet e saja personale me ankthin dhe depresionin.
Në 2002, ajo u shfaq përkrah Adam Sandler në filmin që pati shumë sukses në biletari, Mr. Deeds. Në 2006, Ryder u rikthye në ekran pas një pushimi të shkurtër në filma të profilit të lartë si Star Trek. Në 2010, ajo u nominua për dy Screen Actors Guild Awards: si aktorja kryesore në When Love Is Not Enough: The Lois Wilson Story dhe si pjesë e kastit të Black Swan. Ajo gjithashtu u ribashkua me Tim Burton për Frankenweenie (2012). Që nga viti 2016, ajo luan rolin e Joyce Byers në serialin horror-mbinatyror të Netflix Stranger Things.
Viti | Titulli | Roli | Regjia | Shënime |
---|---|---|---|---|
1986 | Lucas | Rina | David Seltzer | |
1987 | Square Dance | Gemma Dillard | Daniel Petrie | |
1988 | Beetlejuice | Lydia Deetz | Tim Burton | |
1988 | 1969 | Beth Karr | Ernest Thompson | |
1988 | Heathers | Veronica Sawyer | Michael Lehmann | Nominuar—Independent Spirit Award për Femrën Kryesore më të Mirë Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë |
1989 | Great Balls of Fire! | Myra Gale Lewis | Jim McBride | Young Artist Award për Artisten e Re më të Mirë në një Film |
1990 | Welcome Home, Roxy Carmichael | Dinky Bossetti | Jim Abrahams | |
1990 | Edward Scissorhands | Kim Boggs | Tim Burton | Sant Jordi Award për Aktoren më të Mirë të Huaj Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë |
1990 | Mermaids | Charlotte Flax | Richard Benjamin | National Board of Review Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse Nominuar—Golden Globe Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse - Film |
1991 | Night on Earth | Corky (taksistja) | Jim Jarmusch | |
1992 | Dracula | Wilhelmina "Mina" Murray | Francis Ford Coppola | Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë |
1993 | The Age of Innocence | May Welland | Martin Scorsese | Golden Globe Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse – Film National Board of Review Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse Southeastern Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse Nominuar—Academy Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse Nominuar—BAFTA Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse |
1993 | The House of the Spirits | Blanca Trueba | Bille August | |
1994 | Reality Bites | Lelaina Pierce | Ben Stiller | Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë |
1994 | Little Women | Josephine "Jo" March | Gillian Armstrong | Kansas City Film Critics Circle Award për Aktoren më të Mirë Nominuar—Academy Award për Aktoren më të Mirë Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë |
1995 | How to Make an American Quilt | Finn Dodd | Jocelyn Moorhouse | Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë nga një Kast në një Film Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë |
1996 | Boys | Patty Vare | Stacy Cochran | |
1996 | Looking for Richard | Lady Anne | Al Pacino | Dokumentar |
1996 | The Crucible | Abigail Williams | Nicholas Hytner | |
1997 | Alien: Resurrection | Annalee Call | Jean-Pierre Jeunet | Blockbuster Entertainment Award për Aktoren e Preferuar Mbështetëse – Fanta-Shkencë Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse |
1998 | Celebrity | Nola | Woody Allen | |
1999 | Girl, Interrupted | Susanna Kaysen | James Mangold | Gjithashtu producente ekzekutive Nominuar—Blockbuster Entertainment Award për Aktoren e Preferuar - Dramë |
2000 | Autumn in New York | Charlotte Fielding | Joan Chen | Nominuar—Razzie Award për Çiftin më të Keq në Ekran (bashkë me Richard Gere) |
2000 | Lost Souls | Maya Larkin | Janusz Kamiński | |
2001 | Zoolander | Herself | Ben Stiller | Paraqitje e pakredituar |
2002 | Mr. Deeds | Babe Bennett/Pam Dawson | Steven Brill | Nominuar—Teen Choice Award për Film – Aktorja e Zgjedhur, Komedi Nominuar—Razzie Award për Aktoren më të Keqe |
2002 | S1m0ne | Nicola Anders | Andrew Niccol | |
2003 | The Day My God Died | Narrator | Andrew Levine | Dokumentar; gjithashtu producente |
2004 | The Heart Is Deceitful Above All Things | Psikologe | Asia Argento | E pakredituar |
2006 | The Darwin Awards | Siri | Finn Taylor | |
2006 | A Scanner Darkly | Donna Hawthorne | Richard Linklater | |
2007 | The Ten | Kelly LaFonda | David Wain | |
2007 | Sex and Death 101 | Gillian De Raisx/Death Nell | Daniel Waters | |
2007 | Welcome[1] | Cynthia | Kirsten Dunst | Film me metrazh të shkurtër |
2008 | The Last Word | Charlotte Morris | Geoffrey Haley | |
2009 | Water Pills | Carrie | Blake Soper | Film me metrazh të shkurtër |
2009 | The Informers | Cheryl Laine | Gregor Jordan | |
2009 | The Private Lives of Pippa Lee | Sandra | Rebecca Miller | |
2009 | Stay Cool | Scarlet Smith | Michael Polish | |
2009 | Star Trek | Amanda Grayson | J.J. Abrams | Paraqitje Boston Society of Film Critics Award për Kastin më të Mirë Scream Award për Paraqitjen më të Mirë |
2010 | Black Swan | Beth MacIntyre | Darren Aronofsky | Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë të një Kasti në një Film |
2011 | The Dilemma | Geneva Backman | Ron Howard | |
2012 | Frankenweenie | Elsa Van Helsing | Tim Burton | Zë Performuesja e këngës: "Elsa's Song" |
2012 | The Letter | Martine | Jay Anania | |
2012 | The Iceman | Deborah Kuklinski | Ariel Vromen | |
2013 | Homefront | Sheryl Mott | Gary Fleder | |
2015 | Experimenter | Sasha Menkin Milgram | Michael Almereyda |
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1994 | The Simpsons | Allison Taylor (zë) | Episodi: "Lisa's Rival" |
1996 | Dr. Katz, Professional Therapist | Winona (zë) | Episodi: "Monte Carlo" |
1998 | The Larry Sanders Show | Vetvetja | Episodi: "Another List" |
2000 | Strangers with Candy | Fran | Episodi: "The Last Temptation of Blank" |
2001 | Friends | Melissa Warburton | Episodi: "The One with Rachel's Big Kiss" |
2002 | Saturday Night Live | Prezantuese | Episodi: "Winona Ryder/Moby" |
2010 | When Love Is Not Enough: The Lois Wilson Story | Lois Wilson | Film televiziv Nominuar—Satellite Award për Aktoren më të Mirë – Miniserial apo Film Televiziv Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë nga një Aktore Femër në një Miniserial apo Film Televiziv |
2013–2014 | Drunk History | Mary Dyer / Peggy Shippen | 2 episode |
2014 | Turks & Caicos | Melanie Fall | Film televiziv |
2015 | Show Me a Hero | Vinni Restiano | 4 episode Nominuar—Critics' Choice Television Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në një Film/Miniserial |
2016–e tashme | Stranger Things | Joyce Byers | Rol kryesor |
Viti | title | Artisti |
---|---|---|
1989 | "Debbie Gibson Is Pregnant with My Two-Headed Love Child" | Mojo Nixon, Skid Roper |
1990 | "The Shoop Shoop Song (It's In His Kiss)" | Cher |
1992 | "Love Song for a Vampire" | Annie Lennox |
1993 | "Locked Out" | Crowded House |
1998 | "Talk About The Blues" | John Spencer Blues Explosion |
2012 | "Here With Me" | The Killers |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.