From Wikipedia, the free encyclopedia
Windows Vista është versioni i fundit të sistemit operativ të krijuar nga firma Microsoft, i cili do të pasojë sistemin operativ aktual Windows XP.
Windows Vista | |
---|---|
Pjesë e familjes Microsoft Windows | |
Zhvilluesi | |
Microsoft Corporation | |
Adresa e internetit | www |
Publikimi | |
Faza e parë e publikimit | janar 30, 2007 [info] |
Publimiki i q ëndrueshëm | 6.0 (Build 6002: Service Pack 2)[1] (prill 28, 2009 ) [info] |
Modeli burimor | Closed source / Shared source[2] |
Licensa | Proprietary commercial software |
Lloji krenel | Hybrid |
Mënyra e përditësimit | Windows Update, Windows Server Update Services, SCCM |
Platformat e suportuara | IA-32 and x86-64 |
Paraprirë nga | Windows XP |
Pasuar nga | Windows 7 |
Statusi i mbështetjes | |
Mainstream support: Ended on April 10, 2012. Extended support: Until April 11, 2017.[3] | |
Lexim i mëtejshëm | |
|
Me paralajmërimin e parë më 22 korrik të vitit 2005, Vista njihej me projekt emrin e tij Longhorn. Më 8 nëntor, 2006, ekipi zhvillues kompletoi sistemin operativ Windows Vista dhe tani është në prodhim dhe përdorim. Microsoft ka deklaruar se data e lëshimit të shpërndarjes ndërkombëtare është 30 janar 2007.[4] Ky produkt vjen pas më shumë se 5 viteve nga lëshimi i Windows XP duke bërë kohën më të gjatë që ka kaluar mes zhvillimeve të projekteve madhore të Windows.
Sipas Microsoft Windows Vista përmban qindra karakteristika të reja në krahasim me Windows XP. Ndërsa nga konsumatorët "Microsoft Windows Vista" është pranuar si produkt i papjekur i cili pretë që të piçet me të hollat e tyre.
Si tek produktet e më hershme, edhe tek ky produkt vërehet plasimi i produktit të papjekur në treg. Përpos metodave të reja, që në fakt janë programe e nuk kanë të bëjnë me sistemin operues, vetë sistemi operues është shndërruar në një barrë për kompjuterët. Edhe përkundër avancimit të teknologjisë së hardverit, nuk mund të vërehet përparimi i arritur, pasi që duket që sistemi ka pas më shumë probleme me përballimin e komponentëve të avancuara.
Irritimi i konsumatorit, pothuaj se vërehet në çdo hapësirë të sistemit sidomos të asaj me interes të sipërfaqes të ashtuquajtur "iuse-face". Duke filluar nga tabela "Start" deri tek problemet e instalimit të programeve të tyre të cilat kanë funksionuar në produktet e mëparshme. Problemet e paraqitura janë nga ato që njihen nga sistemi operues deri tek ato që sistemi i ignoronë, e përdoruesi mbetet pa asnjë informatë rreth vazhdimit të më tejshëm të instalimit.
Lista e programeve të cilat vriten nga sistemi amokë është e gjatë.[5]
Nga familja e Microsoftit janë 5 viktima - lojëra me të cilat ka depërtua në tregun e lojërave.
Windows Vista ka katër stile vizuale :
Sipas Microsoftit, për të iniciuar dhe përdorur Windows Vista kompjuteri juaj duhet të ketë sëpaku 800 MHz procesor, 512 MB RAM dhe DirectX 9 class graphics card. Kompjuteri i cili plotëson këto kushte do të jetë në gjendje të e iniciojë të gjitha edicionet e Windows Vista gjithashtu edhe disa nga shtesat speciale gjithashtu edhe disa nga mundësitë grafike, por disa mund të kërkojnë pjesë kompjuterike (hrdware) shtesë.
Microsoft në faqen e vetë shfleton edhe disa nevoja hardverike të cilat duhet t'i ketë një kompjuter për t'u instaluar Windows Vista.
Minimumi | Optimale | |
---|---|---|
Procesori | 800 MHz | 1 GHz |
Memoria | 512 MB RAM | 1 GB RAM |
Kartela grafike | DirectX 9 capable | DirectX 9 |
Graphics memory | 16 MB | 128 MB RAM ose 512 MB+ për rezolucion 2560x1600 |
Kapaciteti i HDD | 20 GB | 40 GB |
Hapësira e HDD | 15 GB | 15 GB |
Tjera | CD-ROM or DVD-ROM | DVD-RW |
"Programet standarde" thirret një shtesë e futur brenda kartotekës së qeverisjes së sistemit në të cilën sipas ku mendit cilave kritere është bërë përzgjedhja e disa programeve nga vetë sistemit apo nga programe të instaluar. Sido që të jetë, nuk bëhet fjalë për ndonjë shtesë të vërtetë por për një parazgjedhje të programeve të mikrosoftit për përparsin e përdorimit të regjistrave të formateve të ndryshme që mund të përdoren edhe nga programe që nuk janë të mikrosoftit. Ndikimi në futjen e programeve në këtë listë nga ana e përdoruesit të zakonshëm është i pamundshëm. Me fjalë tjera është një shtesë e pa nevojshme për përdoruesin.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.