We Are Scientists
From Wikipedia, the free encyclopedia
We Are Scientists (përkthimi: Ne jemi shkencëtar) janë një grup amerikan i rok- dhe indie-muzikës. Anëtarët e bendit janë: Keith Murray, Chris Cain dhe Michael Tapper.
Bendi u themelua në vitin 2000, në kohën kur anëtarët e tij ishin në kolegjet e Claremontit (Claremont Colleges, Claermont, Kaliforni).
We are Scientists kënduan këngën “"Nobody Move, Nobody Get Hurt" më 19 dhjetor 2005 në “Late Show” te David Letterman, kurse këngën "It's a Hit" me 14 mars 2006 në “Late Night” me Conan O'Brien. Gjatë shkurtit 2006 kënga e tyre "The Great Escape" u dëgjua në një reklamë të Lojërave Olimpike Dimërore 2006.
Video-klipet e tyre janë shumë sureale, si p.sh. me ndeshje boksi, apo me sulme ndaj bendit nga persona të veshur si ariu. Dy nga video-klipet e tyre ishin nën regjinë e Akiva Schaffer.
Në vitin 2006 filluan një turne me grupet: Arctic Monkeys, Maximo Park dhe Mystery Jets.