Lojërat olimpike dimërore 2006
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lojërat olimpike dimërore 2006 në Torino ishte edicioni i XX i tyre ishte zhvillua nga data 10 shkurt deri më 26 shkurt 2006 në Torino dhe në 8 qytete të tjera të krahinës së Piemontes. Nga 10 deri më 19 mars u zhvilluar dhe edicioni i nëntë i Paraolimpiades. Lojërat e fundit dimërore janë zhvilluar në Salt Lake City ndërsa për herë të fundit në Itali në 1956 në Kortina D’Ampeco.
Gjatë zgjedhjes për edicionet e viteve 1998 dhe 2002 kishte pasur shumë debate mbi korrektuesin ne procesin e votimit. Skandalet e korrupsionit kishin përfshire dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ashtu që u pa e drejte krijimi i një sistemi te ri votimi sipas te cilit :
Më 19 qershor 1999 pas kryerjes se votimit komiteti olimpik zgjodhi Torinon si organizator te Lojërave Olimpike Dimërore për vitin 2006. Qyteti italian verior mori 53 vota kundër 36 të kandidaturës tjetër që ishte qyteti i Sion-it, Zvicër.
Janë 65 vendet, impiante sportive, infrastruktura te ndryshme, fshatë olimpike për atletet dhe media. Vetëm ne qytetin e Torinos janë ndërtuar dy salla te reja dhe janë rikonstruktuar 4 ambiente ku do te zhvillohen ndeshje hockey apo gara patinazhi. Për komitetin organizativ te këtyre lojërave detyra nuk ka qenë gjithnjë e thjeshtë. Punimet janë ndërprere shpesh nga shoqata te ndryshme ambientaliste te cilat ne fillim te këtij viti themeluan dhe “Comitato Nolimpiade” (Komitetin Jo-Olimpiada).
Ne këto lojëra do te jene te pranishëm 85 Komitete Olimpike Kombëtare midis te cilave është për here te pare ne historinë e saj edhe Shqipëria. Skiatori ynë Erion Tola ka arritur kualifikimin duke kapur normat olimpike dhe ne Torino do te garoje ne Sllallomin Gjigant dhe atë Supergjigant.
Ekzistenca e lojërave olimpike ka çuar ne lindjen e dy betimeve atë te gjyqtareve dhe te atleteve.