Torino
komunë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Torino është një qytet italian me reth 883.000 banorë (2017), kryeqendër e Provincës së Torinos dhe e rajonit Piemonte. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 130,34 kilometra katrorë, zona urbane e cila përfshin qytetet pranë kryeqendrës shtrihet në 1127 km², duke krijuar kështu një zonë të vërtetë metropolitane, prej 1.700.000 banorësh. Qyteti i katërt italian për nga popullsia pas Romës, Milanos dhe Napolit, qyteti është qendra e tretë ekonomike e vendit dhe qyteti i tretë më i madh i vendit për nga sipërfaqja. Kryeqyteti i parë i Italisë 1861-1865, është qendra kryesore akademike, e kulturës, turizmit dhe shkencës në vend. Është kryeqyteti i industrisë italiane të makinave, dhe një qendër e rëndësishme botimesh, e telekomunikacionit, filmit, verës, ushqimit, projektimit dhe sportit.
Torino
Torino | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.017) 883.281 |
Emri i banorëve | Torinesi |
{{{postal_code_type}}} | 10121-10156 |
Faqja zyrtare | www.comune.torino.it |