Vrasja e Abraham Lincoln
From Wikipedia, the free encyclopedia
Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Abraham Lincoln u vra nga aktori i njohur amerikan John Wilkes Booth më 14 prill 1865 ndërsa ishte duke shikuar Our American Cousin në Teatrin e Fordit, Uashington D.C.. Ai u vra në kokë,[1] ndërsa vdiq në ditën e nesërme, më 15 prill, në ora 07:22.[2] Lincoln u bë presidenti i parë amerikan që u vra.[3]
Duke ndodhur në fund të Luftës Civile Amerikane, vrasja ishte pjesë e një komploti më të madh të menduar nga Booth për të ringjallur kauzën e Konfederatës duke eleminuar tre zyrtarët më të rëndësishëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Komplotistët Lewis Powell dhe David Herold u caktuan të vrisnin Sekretarin e Shtetit William H. Seward, dhe George Atzerodt ishte ngarkuar me detyrën e vrasjes së Zëvendës Presidentit Andrew Johnson. Përtej vdekjes së Lincoln, komploti dështoi: Seward u plagos vetëm dhe sulmuesi i mundshëm i Johnson-it humbi nervin. Pas një arratisjeje fillestare dramatike, Booth u vra në kulmin e një komploti 12-ditore. Powell, Herold, Atzerodt dhe Mary Surratt u varën më vonë për rolet e tyre në komplot.