Vioresin Sinani (lindur më 4 nëntor 1977) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si sulmues. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës me klubin e vendlindjes Vllaznia, por gjithashtu ka pasur përvoje edhe me klube të tjera shqiptare si Dinamo, Tirana dhe Besa. Jashtë vendit, Sinani ka luajtur me NK Varteks në Kroaci dhe Kayserispor në Turqi.

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Vioresin Sinani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëVioresin Sinani
Datëlindja (1977-11-04) 4 nëntor 1977 (46 vjeç)
VendlindjaShkodër, Albania
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Dinamo3(1)
1997–1999Vllaznia60(23)
1997–1999NK Varteks27(5)
2000–2004Vllaznia102(80)
2004–2005Kayserispor4(1)
2005–2006Vllaznia56(28)
2006–2007Tirana29(23)
2007–2009Vllaznia71(36)
2010Besa16(5)
2010–2012Vllaznia31(11)
Gjithsej400(213)
Karriera ndërkombëtare
1997–1999Shqipëria U218(10)
2000–2002Shqipëria4(1)
Skuadra të menaxhuara
2011–2012Vllaznia (ndihmës)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 mars 2015
Mbylle

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Vllaznisë dhe ishte gjithashtu anëtar i formacionit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. Me 207 gola, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore.[1]

Karriera me klube

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore me 207 gola që nga debutimi i tij me Dinamon në vitin 1996.[1]

Vllaznia

Në janar 2012, ai lajmërohoi se do të deklaronte tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit 2011–12, pasi ai ishte 34 vjeç dhe ishte emëruar si ndihmës-trajneri i Rudi Vatës.[1] Ai u tërhoq zyrtarisht më 25 gusht 2012 përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit 2012–13 kundër Skënderbeutstadiumin Loro Boriçi. Atë ditë u mbajt një ceremoni lamtumire për të festuar karrierën e tij, që u organizua nga Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Ai u nderua nga presidenti Armando Duka me një "pllakë vlersimi" për shërbimet e tij për futbollin shqiptar dhe Vllazninë. Vllaznia gjithashtu lajmërua se fanella me numrin 9 do të tërhiqej përkohësisht në sezonin 2012–13.[2]

Karriera ndërkombëtare

Ai ishte pjesë e kombëtares shqiptare që fitoi trofeun "Rothmans" në Malta që u zhvillua në vitin 2000. Ai shënoi golin e tij të vetëm ndërkombëtar në ndeshjen finale kundër Maltës që i solli edhe trofeun kombëtares. Sinani ka zhvilluar gjithsej katër paraqitje me kombëtaren por asnjëra nga këto nuk ishin ndeshje kompetitve nga UEFA ose FIFA.[3]

Statistikat me kombëtaren

Më shumë informacion Kombëtarja shqiptare, Viti ...
Kombëtarja shqiptare
VitiNdshGola
200031
200100
200210
Total41
Mbylle

Karriera si trajner

Trajneri i sapopunësuar Rudi Vata e bëri Sinanin ndihmësin e tij më 1 nëntor 2011, gjatë kohës që ai ishte ende lojtar i klubit.[4]

Golat në Kampionatin Shqiptar

Sinani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore me 208 gola. Për më tepër shiko: Lista e golashënuesve më të mirë në Kategorinë Superiore

Më shumë informacion Sezoni, Skuadra ...
Sezoni Skuadra Ndeshje Gola
1996–97Vllaznia31
1997–98Vllaznia339
1998–99Vllaznia2714
2000–01Vllaznia2615
2001–02Vllaznia2311
2002–03Vllaznia1818
2003–04Vllaznia3536
2004–05Vllaznia2315
2005–06Vllaznia3313
2006–07SK Tirana2923
2007–08Vllaznia3020
2008–09Vllaznia2815
2009–10Vllaznia131
2009–10Besa175
2010–11Vllaznia2811
2011–12Vllaznia30
Gjithsej369208
Mbylle

Trofe

Klube

Vllaznia
KF Tirana
Besa

Personale

  • Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore: 2003-04, 2006–07, 2007–08
  • Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave Kategorisë Superiore: 207 gola
  • Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë: 178 gola

Referime

Lidhje të jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.