VMRO-DPMNE
From Wikipedia, the free encyclopedia
Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Njësine Kombëtare të Maqedonisë (shkurt: OBRM-PDNJKM Maqedonisht: Внатрешна македонска револуционерна организација – Демократска партија за македонско национално единство, thjeshtuar si VMRO-DPMNE) është një parti politike në Maqedoninë e Veriut dhe një nga dy partitë kryesore në vend, tjetra është Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë .
Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike për Njësinë Kombëtare Maqedonas Внатрешна македонска револуционерна организација – Демократска партија за македонско национално единство | |
---|---|
Shkurtesa | VMRO-DPMNE |
Udhëheqësi | Kristjan Miçkoski |
Sekretari i përgjithshëm | Gjorgjija Sajkoski |
Themeluar | 17 Qershor 1990 |
Krahu i të rinjve | Bashkimi i Forcave Rinore |
Ideologjia | Konservatizmi
Demokracia Kristiane Nacionalizmi maqedonas Liberalizmi ekonomik Kundërkomunizmi Populizmi i djathë |
Partia është paraqitur si kristiandemokratike, por konsiderohet nacionaliste. [1] Mbështetja e VMRO-DPMNE-së vjen ngamaqedonasit etnikë duke patur disa përjashtime. Partia mëton se qëllimet dhe objektivat e saj janë shprehja e traditës së popullit maqedonas në të cilin bazohet lufta politike dhe konceptet e saj. [2] [3] Megjithatë, ajo ka formuar qeveri të shumta në koalicion me partitë e pakicave etnike . [4] Nën udhëheqjen e Ljubço Georgievskit në fillimet e saj, partia mbështeti pavarësinë e Maqedonisë nga Jugosllavia Socialiste [5] dhe udhëhoqi një politikë pro marrëdhënieve më të ngushta me Bullgarinë. [6] Pasi u akuzua se ishte politikan pro-bullgar, Georgievski u shkëput nga VMRO-DPMNE-ja në vitin 2003. Nën udhëheqjen e Nikola Gruevskit, partia promovoi politika identitare ultra-nacionaliste [7] të shprehura nëpërmjet politikës së antikizimit . Qëndrimet e saj nacionaliste shpesh perceptohen edhe si antishqiptare . Gjatë udhëheqjes së Gruevskit partia ndryshoi kah nga një politikë pro-evropiane dhe pro-NATO-s, në një politikë pro-ruse, pro-serbe dhe anti-perëndimore . [8] [9] [10] Qeveria e tij gjithashtu arriti të ndërtojë një ndjenjë të fortë kundër BE-së në vend. [11] Pas dorëheqjes së Gruevskit në vitin 2017, lideri i ri Hristijan Mickoski ka kundërshtuar Traktatin e Miqësisë të nënshkruar me Bullgarinë në vitin 2017 dhe ka pohuar se nëse do të vinte në pushtet do të rishikonte Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar me Greqinë në vitin 2018, ndonëse deklaroi se se do ta respektonte atë. [12] Mickoski e karakterizoi partinë si "pro-evropiane". [13] Partia u bë forca kryesore opozitare që mori pjesë në protestat e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022, lidhur me pranimin e saj në BE . [14]