![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/ff/Ibar_Bridge_in_Mitrovica%252C_Kosovo_00_59_05_535000.jpeg/640px-Ibar_Bridge_in_Mitrovica%252C_Kosovo_00_59_05_535000.jpeg&w=640&q=50)
Ura e Ibrit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ura e Ibrit (serbisht: Мост на Ибру Most na Ibru) ose Ura Austerlitz ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovicës që bashkon dy pjesët e qytetit Mitrovicën urbane dhe Mitrovicën e vjetër.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/ff/Ibar_Bridge_in_Mitrovica%2C_Kosovo_00_59_05_535000.jpeg/640px-Ibar_Bridge_in_Mitrovica%2C_Kosovo_00_59_05_535000.jpeg)
Në të dy anët e qytetit popullsia shqiptare përbënte shumicën absolute. Gjatë luftës në Kosovë ushtria, policia, paramilitarët, dhe civilët e armatosur serbë me forcën e armëve dëbuan për në Shqipëri qindra-mijëra banorë shqiptarë, ndërsa shtëpitë e tyre u dogjën me themel. Pas mbarimit të luftës në Kosovë (qershor 1999)[1] banorët shqiptarë u kthyen në vatrat e djegura të tyre. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi me banorët e pjesës veriore të qytetit. Nga ajo kohë Ura mbi lumin Ibër u kthye në pikë të zezë të ndarjes, ku përgjonin bandat e armatosura serbe të ashtuquajtura “rojet e urës” që terrorizonin popullsinë civile shqiptare. [2]