Të dhënat
From Wikipedia, the free encyclopedia
Të dhënat (anglisht: Data) janë një grup i vlerave të ndryshoreve [a] kualitative ose kuantitative; që do të thotë, pjesët e të dhënave janë pjesë individuale të informacionit. Të dhënat maten, mblidhen dhe raportohen, dhe analizohen, pas së cilës ato mund të vizualizohen duke përdorur grafikonet ose imazhet. Të dhënat si një koncept i përgjithshëm i referohet faktit se disa informata apo njohuri ekzistuese është e paraqitur ose e koduar në një formë të përshtatshme për përdorim apo përpunim më të mirë.