![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/ad/Turing-statue-Bletchley_11.jpg/640px-Turing-statue-Bletchley_11.jpg&w=640&q=50)
Turing Award
From Wikipedia, the free encyclopedia
Çmimi Turing apo ACM A.M. Turing Award është një çmimi vjetor i dhënë nga Shoqata për Makineri Kompjuterike (ACM) për "një individ të përzgjedhur për kontribute të natyrës teknike të bërë në komunitetin e informatikës". Thuhet se "kontributet duhet të jetë e qëndrueshme dhe me rëndësi të madhe teknike për fushën e kompjuterëve".[1] Çmim Turing është i njohur në përgjithësi si nderimi më i lartë në shkencat kompjuterike[2][3] dhe si "Çmimi Nobel për informatikë".[4][5]
ACM Turing Award | |
---|---|
![]() Statuja e Alan Turing, nga Stephen Kettle në Bletchley Park | |
Përshkrimi | Kontribut të shquar në shkencat kompjuterike |
Shteti | New York, (Shtetet e Bashkuara) |
Prezantuar nga | Association for Computing Machinery (ACM) |
Çmimi i parë | 1966 |
Çmimi i fundit | 2015 |
Uebfaqja | amturing |
Çmimi është i emëruar pas Alan Turing, matematikan dhe reader në matematikë në Universitetin e Mançesterit, më vonë anëtar në Universitetin e Kembrixhit. Turing është atribuuar si çelësi themelues i teorisë të shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.[6] Nga viti 2007 deri në vitin 2013, çmimi u shoqërua me një çmim prej US$250,000, me mbështetjen financiare të dhënë nga Intel dhe Google.[1] Që nga viti 2014, çmimi ka qenë i shoqëruar nga një çmim prej US$1 milion, me mbështetjen financiare të ofruara nga Google.[7]
Fituesi i parë, në vitin 1966, ishte Alan Perlis, nga Carnegie Mellon University. Fituesja e parë femër ishte Francis E. Allen nga IBM në vitin 2006.[8][9][10]