Tenjou Tenge
seri manga / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tenjou Tenge (天上天下 - Tenjō Tenge ose në shqip “Parajsa dhe Ferri”), është një seria manga dhe anime e shkruar nga autori me pseudonimin Oh! Great (Ito Ōgure). Manga është publikuar në Japoni nga Shueisha, ndërsa seriali anime është prodhuar nga Madhouse me regjisor Toshifumi Kauase. Ndërkohë që manga është akoma në publikim e sipër, seriali anime prej 24 episodesh është shfaqur më 16 shtator, 2004. Në vazhdim të serialit janë prodhuar edhe dy filma OVA nën titullin Tenjho Tenge: Ultimate Fight, publikur më 16 mars, 2005. Dy filma me metrazh të gjatë janë publikuar gjithashtu më 30 mars, 2005, nën titullin Tenjho Tenge: The Past Chapter. Manga dhe anime hyjnë në llojin e “Arte Marciale.”
Tenjou Tenge | |
---|---|
![]() Logo Tenjou Tenge. | |
Tenjou Tenge | |
Gjinia | Anime, Aksion, Fantazi, Romancë, Arte Marciale. |
Krijuar nga | Toshifumi Kauase |
Luajnë |
|
kompozitori i muzikës hapëse | M.C.A.T - Bomb Ahead |
Shteti | Japoni |
Gjuha në prodhimin origjinal | Japonisht |
Nr. i episodeve | 24 |
Prodhimi | |
Kohëzgjatja | 25 |
Kompania e prodhimit | Madhouse |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 16 shtator 2004 |
Lidhje të jashtme | |
http://mv.avex.jp/tenten/ Faqja e rrjetit |
Historia e Tenjho Tenge ndjek dy plane historish që zhvillohen në kohë të ndryshme. Njëri plan shpjegon dhe trajton historinë e Nagi Soichiro-s dhe Bob Makaharës dhe lidhjet e tyre me kapitenen e Juken Club, Maja Natsume, Masataka Mitsuomi dhe Aja Natsume. Ngjarjet fokusohen në ndeshjen fizike të dy grupeve të shkollës Toudou Gakuen, Juken Club dhe Grupit të Përforcimit. Ndërsa plani i dytë i historisë shpjegon të kaluarën e Maja Natsume, vëllait të saj Shin Natsume dhe Mitsuomi Takayanagi-t (dhe deri diku edhe atë të Emi Isuzu) që kushtëzon ngjarjet e planit të parë të historisë (zhvilluar në kohën reale të serialit).
Manga dhe seriali anime paraqesin personazhe me fuqi të mbinatyrshme, që masakrohen (në kuptimin literal) në luftime të ashpra me njëri tjetrin dhe i gjithë filmi shoqërohet nga skena echi dhe nuditeti. Seriali anime është parë në TV Asahi në Japoni më 1 prill, 2004.