![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/95/Edfu.jpg/640px-Edfu.jpg&w=640&q=50)
Tempujt egjiptianë me qelë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Struktura arkitektonike e tempullit me qelë pasqyron kozmogoninë egjiptiane dhe vetë tempulli, pavarësisht nga hyjnia kryesore bujtëse, mund të kishte më shumë se një të tillë, si në rastet e triadave egjiptiane, përfaqësonte metaforën e zanafillës së botës. Përgjithësisht ndërtohej në bregun lindor të Nilit, në drejtim lindjes së diellit[1] dhe nuk duhet të ngatërrohet me tempullin mortor kushtuar kultit të sovranit[2] dhe i ndërtuar në bregun perëndimor të lumit, në drejtim të diellit perëndues.[2] Rrugëtimi tempullor zhvillohet kështu si "hinkë", do të thotë. që tavani ulet gradualisht hap pas hapi që depërtohet drejt fundit të tempullit ndërsa, njëkohësisht, dyshemeja ngrihet[3] (nëpërmjet shkallësh ose rrgëtimi në ngjitje) aq sa, nga hija madhështore e "pilonit" të hyrjes, arrihet në qelën e hyjnisë shpesh pak më e lartë se një njeri. Për më tepër, asistohet në kalimin progresiv nga drita e oborrit të kolonadës në gjysëm errësirën e Sallës Hipostile, në errësirën tërësore të Naosit, do të thotë. Qelës, që bujt statujën e hyjnisë.
![]() |
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Tempujt egjiptianë të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/95/Edfu.jpg/320px-Edfu.jpg)