Teleskopi Hapësinor James Webb
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teleskopi Hapësinor James Webb është një teleskop hapësinor i zhvilluar nga NASA me kontribute edhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA). Teleskopi mban emrin e James E. Webb, i cili ishte administrator i NASA-s nga viti 1961 deri në vitin 1968 dhe luajti një rol integral në Programin Apollo. Ai synon të pasojë Teleskopin Hapësinor Hubble si misioni kryesor i NASA-s në astrofizikë. Teleskopi James Webb u nis më 25 dhjetor 2021 nga baza Ariana. Ai është projektuar për të siguruar rezolucion dhe ndjeshmëri të përmirësuar infra të kuqe mbi teleskopin Hubble, dhe do të mundësojë një gamë të gjerë hulumtimesh në fushat e astronomisë dhe kozmologjisë, duke përfshirë vëzhgimet e disa prej ngjarjeve dhe objekteve më të largëta në Univers, siç është formimi i galaktikave të para, dhe duke lejuar karakterizimin e detajuar atmosferik të ekzoplaneteve potencialisht të banueshme.[1] [2][3][4][5]