From Wikipedia, the free encyclopedia
Tërnovo është një nga nëntë komunat e Kantonit të Sarajevës e që shtrihet në një distancë prej 30 kilometra në juglindje të qytetit të Sarajevës. Selia e komunës është në Tërnovo. Këshilli i Bashkisë përdor Hotelin "Marshall" në Malin e Bjelashnica si vendtakim zyrtar. Si rezultat i Marrveshjes së Dejtonit (1995), komuna ishte ndarë ndërmjet Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Republika Srpskas (RS).
• Balbashiqi • Bobovica • Brda • Brutusi • Čeruzhiqi • Česhina Strana • Čunčiqi • Dejčiqi • Delijashi • Deseci • Dujmoviqi • Durakoviqi • Gornja Presjenica • Hamziqi • Jelačiqi • Karoviqi • Kramari • Krsmaniqi • Lediqi • Lisoviqi • Lukavac • Maxhari • Mijanoviqi • Obla Brda • Ostojiqi • Pendičiqi • Pomenoviqi • Prečani • Rakitnica • Rijeka • Sjeveroviqi • Shabanci • Shabiqi • Shishiqi • Trebečaj • Tërnovo • Tushila • Umčani • Umoljani • Zagori
Para luftës në komunë, me 63 vendbanime, kishte një popullsi totale prej 6,991 banorë, prej të cilëve Boshnjakët përbënin 68.81% dhe Serbët 29.45%. Vendbanimet boshnjake u bënë pjesë e komunës Tërnovo, pjesë e Federatës B&H. Sipas të dhënave nga bashkia, kjo është komuna më pak e populluar e Kantonit të Sarajevës, me një popullsi prej 1,747. Ajo gjithashtu edhe për kah dendësia e popullsisë është më pak e populluar nga nëntë komunat tjera, dhe ka përqindjen më të lartë të njerëzve mbi 65 vjeç.
Etnikisht, 95.4% janë boshnjakë dhe 4.6% janë serbë.
Mali Bjelashnica ndodhet në kuadër të komunës, duke ofruar mundësi për zhvillimin e turizmit. Megjithatë, deri sa infrastruktura nuk është e mjaftueshme për zhvillimin e turizmit, bujqësia mbetet dega kryesore e ekonomisë. Brenda teritorit të komunë Tërnovo gjendet edhe Kanjoni mahnitës Rakitnica.
Ky artikull për gjeografinë e Kantonit të Sarajevës është një cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.