From Wikipedia, the free encyclopedia
Sunneti ose Syneti (ar. سنة; sunnah) është korpusi i zakoneve tradicionale shoqërore dhe ligjore i bashkësisë islame,[1] që së bashku me Kuranin dhe Hadithet përbën një nga burimet e së drejtës islame, Sheriatit. Ky korpus zakonor është i bazuar tek hadithet: mësimet, bëmat, thëniet, lejimet (apo moslejimet) në heshtje të Muhammedit, profetit të Islamit - përcjellur gojarisht nga sahabët e tij.[2][3] Sunneti përkufizohet gjithashtu si "udhë, rrugë, mënyrë të jetuarit"; "të gjitha hadithet dhe sunnetet" e pejgamberit që janë shndërruar në "mësime për t'u ndjekur" nga muslimanët.[4]
Në periudhën para-Islame fjala sunnah përdorej me kuptimin "mënyrë të vepruari", qoftë keq apo mirë. Gjatë periudhës së hershme të Islamit, fjala përdorej për të diktuar çdo të mirë pararendëse që kishin bërë njerëzit në të kaluarën, përfshirë profetin e Islamit Muhammedin. Me ndikimin e esh-Shafiiut, i cili argumentoi përparësinë e shembujve të Muhammedit siç qenë regjistruar ndër hadithe ndaj shembujve të autoriteteve të tjera, termi al-sunnah erdhi duke u njëjtësuar me sunnetin e Muhammedit.[5]
Sunneti i Muhammedit përfshin fjalët e tij specifike (Sunnah Qawliyyah), zakoneve, praktikave (Sunnah Fiiliyyah), dhe pohimeve të heshtura (Sunnah Taqririyyah).[6] Sipas besojmës muslimane, Muhammedi përbën shëmbullin më të mirë për muslimanët,[7] dhe praktikat e tij duhet të ndiqen në mënyrë që të përmbushen urdhërimet hyjnore, për të kryer ritet fetare dhe për të mbrujtur jetën në përkim me vullnetin e Zotit. Për të ngritur këto praktika, sipas Kuranit, qe pjesë e përgjegjësisë së Muhammedit si i dërguar i Zotit.[8][9]
Sunnah (سنة, shumësi سنن sunan) është një fjalë arabe që vjen nga folja rrënjë treshkronjore س ن ن (sīn nūn nūn; s-n-n), me të cilën arabët përshkruajnë rrjedhën e vazhdueshme dhe të shtruar të ujit; ujët aq shtruar rrjedh saqë duket si një e tërë e bashkëngjitur, e njëtrajtshme. Kuptimi i fjalëpërfjaltë përdorej nga arabët për të përshkruar një shteg të pastër ose për të mëtuar një zakon dokësor, ose një sifat tashmë të caktuar, qoftë i mirë apo i keq; sifat ky që mund të jetë caktuar nga një individ apo një bashkësi.
E kundërta e sunnah është bid'ah (përmes osmanishtes në shqip bidat, risi), që karakterizohet si i paprecedent dhe pa lidhje vijimësie me të shkuarën. Azhariu çmonte sunnah si vetëm shtegun e duhur, andaj edhe termi ahl al-sunnah për ata që ndjekin Sunnah-në siç duhet. Do të thotë gjithashtu "shtegu i shkelur" dhe përdorej në periudhën para-islamike nga arabët për të mëtuar takëmin e sjelljeve të paracaktuar nga të parët e fisit.[10]
Së moçmi në shqip sunnetli u thonin përshkuesve të udhës së drejtë, në kuptimin e traditës islame.
Llojet e sunneti në të drejtën e Sheriatit janë tri llojesh:
Sa i përket fjalëve të Profetit ato në gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe këto hadithe kanë disa kategori, por ne do t’i përmendim vetëm disa më esenciale duke mos u zhytur shumë në këto terminologji, ngase ka disa shkenca të posaçme në të drejtën e Sheriatit për studimin e mirëfilltë të burimit të dytë të së drejtës së Sheriatit, kategoria e parë: janë Hadithet e vleftëshme që lejohet të mbështetemi për bazë ligjore dhe kategoria e dytë : janë ato hadithe të pavlefshme të tjetërsuara të bastarduara që nuk lejohet kurrsesi të punojmë me të për t’i marrë si bazë ligjore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.