From Wikipedia, the free encyclopedia
Sukkot (Hebraisht: סוכות ose סֻכּוֹת, sukkōt) zakonisht e përkthyer si Festa e Vjelave, është festë jehud ku festohet në ditën e 15-të të muajit Tishrei. Gjatë eksistencës së Tempullit të Jeruzalemit, ishte një nga Tre Festivalet Pelegrinazhi (Hebraisht: שלוש רגלים, shalosh regalim) në të cilën Izraelitët ishin të urdhëruar të bënin pelegrinazh në Tempull.
Festa zgjatë shtatë ditë në Izrael dhe tetë në diasporë. Në ditën e parë (ndërsa e dyta në diasporë) është si dita e Shabbatit, ku puna është e ndaluar. Kjo pasohet nga dita tjetër e quajtur Chol HaMoed, ku puna është e lejuar. Festa mbyllet me një ditë tjetër si Shabbat e quajtur Shemini Atzeret.
Disa akademikë kanë mendimin se festa e Ditës së Falendërimit ka ngjajshmëri me Sukkot në Bibël.[1][2]
Në Librin e Levitikut, Perëndia i tha Moisiut t'i urdhëronte popullit: «Ditën e parë do të marrësh prodhimet e drurëve të pemëve, degëve të palmave, degëve të pemëve gjethore dhe shelgjeve të përroit» (Levitiku 23:40), dhe "Do të banoni në kasolle shtatë ditë, të gjithë banorët e Izraelit do të banojnë në kabinat, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mësojnë se unë e kam bërë popullin izraelit të banoj në kasolle kur i nxora nga vendi i Egjiptit" (Levitiku 23:42-43).
Origjina e Sukkotit është historike dhe bujqësore. Historikisht, Sukkot përkujton periudhën dyzetvjeçare gjatë së cilës bijtë e Izraelit po endeshin në shkretëtirë, duke jetuar në strehimore të përkohshme. Kulturorisht, Sukkot është një festival i korrjes dhe nganjëherë quhet edhe Chag HaAsif (Festivali i Hyrjes), ndërsa feston mbledhjen e të korrave.[3][4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.