![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/11/18th_century_ethnography.jpg/640px-18th_century_ethnography.jpg&w=640&q=50)
Stereotip
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në sociologji, një stereotip është një besim i përgjithësuar për një klasë të caktuar njerëzish. [1] Është pritshmëria që njerëzit mund të kenë për një person të një grupi të caktuar. Tipi i pritshmërisë mund të variojë, mund të jetë për shëmbull për personalitetin, preferencat, paraqitjen ose aftësinë e grupit. Stereotipet janë ndonjëherë të mbipërgjithësuara, mbianalizuara dhe të pasakta dhe rezistente ndaj informacionit të ri, por mund të jenë ndonjëherë të sakta.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/11/18th_century_ethnography.jpg/640px-18th_century_ethnography.jpg)
Një stereotip nuk duhet të jetë me doemos një hamëndje negative. Ata mund të jenë pozitivë, neutralë ose negativë.