Sportet dimërore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sportet dimërore ose aktivitetet dimërore janë sporte konkurruese ose aktivitete rekreative jokonkurruese të cilat zhvillohen në dëborë ose akull. [1] Shumica e sporteve dimërore janë variacione të skijimit, (Sllallomi, Supersllallomi, Sllallomi i madh, Skijimi alpin) patinazhit në akull dhe udhëtimit ose rrëshqitjes me sajë. Tradicionalisht, lojëra të tilla luheshin vetëm në zona të ftohta gjatë dimrit, por bora artificiale dhe akulli artificial lejojnë më shumë fleksibilitet. Akulli artificial mund të përdoret për të siguruar pistat e akullit për patinazh në akull, hokej mbi akull dhe bandi edhe në një klimë më të butë.
Sportet e zakonshme individuale përfshijnë skijimet malore, skijimin alpin, dëborë, kërcimskijimin, patinazh i shpejtë, patinazh artistik, orientim i skive, makina dëbore, etj. Sportet e zakonshme ekipore përfshijnë hokej mbi akull, karlingu dhe bandi. Bazuar në numrin e pjesëmarrësve, hokej mbi akull është sporti më i popullarizuar dimëror në botë, i ndjekur nga bandi. [2] Sportet dimërore kanë ngjarjet e tyre multisportive, të tilla si Lojërat Olimpike Dimërore dhe Universiada Dimërore.