Shtet në Evropën Jugperëndimore From Wikipedia, the free encyclopedia
Spanja[e] zyrtarisht Mbretëria e Spanjës[f] është një vend në Evropën jugperëndimore me territore në Afrikën e Veriut.[10] Është vendi më i madh në Evropën Jugore dhe shteti i katërt më i populluar anëtar i Bashkimit Evropian. Duke përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik, territori i tij përfshin gjithashtu Ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik, Ishujt Balearik në Detin Mesdhe dhe qytetet autonome të Ceuta dhe Melilla në Afrikë. Spanja gadishullore kufizohet në veri me Francën, Andorrën dhe Gjirin e Biskajës; në lindje dhe jug nga Deti Mesdhe dhe Gjibraltari; dhe në perëndim nga Portugalia dhe Oqeani Atlantik. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Spanjës është Madridi.
Mbretëria e Spanjës Reino de España (Spanjisht)
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi: Plus ultra | |||||
Himni: Marcha Real (Spanjisht)[1] (Shqip: "Marshi Mbretëror") | |||||
Kryeqyteti | Madrid 40°26′N 3°42′W | ||||
Gjuha zyrtare | Spanjisht[a][b] | ||||
Kombësia (2024)[3] |
| ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarki kushtetuese parlamentare unitare | ||||
• Mbreti | Felipe VI | ||||
• Kryeministri | Pedro Sánchez | ||||
• Presidenti i Kongresit të Deputetëve | Francina Armengol | ||||
• Presidenti i Senatit | Pedro Rollán | ||||
Kuvendi | Cortes Generales | ||||
Senati | |||||
Kongresi i Deputetëve | |||||
Themelimi | |||||
• Bashkimi dinastik | 20 janar 1479 | ||||
• Sovrani i vetëm | 14 mars 1516 | ||||
• Shteti i qendërzuar | 9 qershor 1715 | ||||
• Kushtetuta e parë | 19 mars 1812 | ||||
• Kushtetuta e tanishme | 29 dhjetor 1978 | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 505,990[4] km2 (195,360 sq mi) (51st) | ||||
• Ujë (%) | 0.89[5] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2024 | 48,797,875[6] (31-të) | ||||
• Dendësia | 96/km2 (248.6/sq mi) (121-të) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | $2.516 trillion[7] (15th) | ||||
• Për kokë banori | $52,012[7] (36th) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | $1.647 trillion[7] (15th) | ||||
• Për kokë banori | $34,045[7] (32nd) | ||||
Monedha | Euro[c] (€) (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2023) | 31.5[8] i mesëm | ||||
IZHNJ (2022) | 0.911[9] shumë i lartë · 27th | ||||
Zona kohore | UTC±0 to +1 (WET dhe CET) | ||||
• Verës | UTC+1 to +2 (WEST dhe CEST) | ||||
Shënim: pjesa më e madhe e Spanjës vëzhgon CET/CEST, me përjashtim të Ishujt Kanarie që vëzhgojnë WET/WEST. | |||||
Prefiksi telefonik | +34 | ||||
Kodi i internetit TLD | .es[d] | ||||
|
Në antikitetin e hershëm, Gadishulli Iberik ishte i banuar nga Keltët, Iberët dhe popuj të tjerë para-romakë. Me pushtimin romak të Gadishullit Iberik, u krijua provinca e Hispanisë. Pas romanizimit dhe kristianizimit të Hispanisë, rënia e Perandorisë Romake Perëndimore çoi në migrimin e brendshëm të fiseve nga Evropa Qendrore, duke përfshirë Visigotët, të cilët formuan Mbretërinë Visigotike me qendër në Toledo. Në fillim të shekullit të tetë, pjesa më e madhe e gadishullit u pushtua nga Kalifati Umajad dhe gjatë sundimit të hershëm islamik, Al-Andalus u bë një fuqi dominuese gadishullore me qendër në Kordobë. Disa mbretëri të krishtera u shfaqën në Iberinë Veriore, mes tyre kryesore Asturias, León, Kastilje, Aragoni, Navarrë, dhe Portugali; bëri një zgjerim dhe ripopullim ushtarak të përhershëm drejt jugut, i njohur si Reconquista, duke zmbrapsur sundimin islam në Iberi, i cili kulmoi me pushtimin e krishterë të Mbretërisë së Granadës më 1492. Bashkimi dinastik i Kurorës së Kastiljes dhe Kurorës së Aragonit më 1479 nën Monarkët Katolikë shpesh konsiderohet bashkimi de facto i Spanjës si një shtet-komb.
Spanja është një demokraci parlamentare laike dhe një monarki kushtetuese,[11] me mbretin Felipe VI si kreun e shtetit. Një vend i zhvilluar, ai është një ekonomi e madhe kapitaliste e përparuar,[12] me ekonominë e pesëmbëdhjetë më të madhe në botë sipas PBB-së nominale dhe të pesëmbëdhjetën më të madhe nga PPP. Spanja është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Eurozonës, Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e ftuar e përhershme e G20-ës dhe është pjesë e shumë organizatave të tjera ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, Organizata e Shteteve Ibero-Amerikane, Bashkimi për Mesdheun, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).
Emri i Spanjës (España) vjen nga Hispania, emri i përdorur nga romakët për Gadishullin Iberik dhe provincat e tij gjatë Perandorisë Romake. Prejardhja etimologjike e fjalës Hispania është e paqartë, megjithëse fenikasit e quajtën rajonin si Spania (që do të thotë "Vendi i lepujve"), prandaj, teoria më e pranuar është ajo fenikase.[13] Ka pasur një numër të dhënash dhe hipotezash rreth prejardhjes së tij:
Jesús Luis Cunchillos argumentoi se rrënja e termit span është fjala fenikase spy, që do të thotë "të farkëtosh metale". Prandaj, i-spn-ya do të thotë "toka ku farkëtohen metalet".[14] Mund të jetë një prejardhje e fjalës fenikase I-Shpania, që do të thotë "ishulli i lepujve", "vendi i lepujve" ose "buzë", një referencë për vendndodhjen e Spanjës në fund të Mesdheut; Monedhat romake të prera në rajon nga mbretërimi i Hadrianit tregojnë një figurë femër me një lepur në këmbët e saj,[15] dhe Strabo e quajti atë "vendi i lepujve". Fjala në fjalë në të vërtetë do të thotë "Hyrax", ndoshta për shkak të ngatërrimit të dy kafshëve nga fenikasit.[16]
Ekziston gjithashtu pretendimi se "Hispania" rrjedh nga fjala baske Ezpanna, që do të thotë "buzë" ose "kufir", një referencë tjetër për faktin se Gadishulli Iberik përbën cepin jugperëndimor të kontinentit evropian.[17]
Karthaga dhe Roma në shekullin III para erës sonë e ndajnë gadishullin Iberik ndërmjet veti. Pas luftë së dytë punishte pason paqa nga 201-ta para erës sonë dhe Roma sundon pa kushtëzime deri me paraqitjen e popujve gjerman në këto anë në shekullin e V. Nga shekulli i V deri më 711 popujt si svebet/vandalët (sweben) gjerman depërtojnë në Spanjë dhe gotët perëndimorë ja arrin që të krijojnë një qendër sipas shembujve të Romës. Më 711 në sipërfaqen e Spanjës zbarkojnë arabët dhe pas tri viteve gadishulli Iberik shndërrohet në krahinë . Më 756 shpallet Emirati (nga 929 kalifati) Kordoba (Córdoba). Beteja e zhvilluar e quajtur Beteja e Kovadongës (Covadonga) nga evropianët merret si shenja e re – inkuizicioni krishterë dhe pason ri-pushtimi krishterë. Kështu gjatë shekulli VII / X në perëndim dhe veri krijohen mbretëri krishtere, Leon, Navarra, Katalonia, Aragoni dhe Kastilja, ndërsa Portugalia në shekullin e XI qëndron e pavarur. Sipas evropianëve (gjermanëve) faza vendimtare e inkuizicionit krishterë fillon nga shekulli i XI. Në këtë fazë pushtohet Toledo më 1031, Saragosa më 1118, Kordoba më 1236, Valencia më 1238 dhe Sevilja më 1248. Si luftëtar legjendarë i këtyre luftërave merret Heroi Nacional El Cid. Më 1469 Izabela e Kastileasë martohet me Ferdinantin II të Anagonisë dhe nga 1474/75 merren si mbretëri e Kastiljes e nga 1479 edhe Aragonisë. Kjo ishte edhe bërthama e zhvillimeve për krijimin e Spanjës.
Më 1480 hynë në fuqi Inkuizicioni ndërsa ë 1492 e pushtojnë Granadanë e cila ishte qendra e fundit e marunëve. Pas kësaj pason përndjekja e maurëve (los moros) dhe jahudive në ndërkohë K. Kolombi i angazhuar nga mbretëria zbulonë Amerikën. Mbretëria fillon kolonizimin e Amerikës dhe gjatë kësaj ndërmarrje i asgjësojë perandorinë e Actekëve dhe Inkave. Karli i I-rë (Si perandorë Karli i V-të) në këtë kohë e kishte lehtë të thoshte se në perandorin e tij Dielli kurrë nuk perëndon.
Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240 km² ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.
Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km e gjatë.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.: Canary Islands).
Për shkak të pozitës gjeografike të Spanjës që e ekspozon vetëm pjesën veriore të saj ndaj rrymave ajrore tipike, klima e Spanjes është jashtëzakonisht e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj. Ajo mund të ndahet në këto zona:
Komunitetet autonome të Spanjës janë ndarjet administrative të nivelit të parë të vendit. Ato u krijuan pas hyrjes në fuqi të kushtetutës aktuale (në vitin 1978) në njohjen e të drejtës për vetëqeverisje të "kombësive dhe rajoneve të Spanjës". Komunitetet autonome do të përfshinin provincat ngjitur me tipare të përbashkëta historike, kulturore dhe ekonomike. Kjo organizatë territoriale, e bazuar në devolucion, njihet në Spanjë si "Shteti i Autonomive" (Estado de las Autonomías). Ligji themelor institucional i çdo bashkësie autonome është Statuti i Autonomisë. Statutet e Autonomisë përcaktojnë emrin e komunitetit sipas identitetit historik dhe bashkëkohor, kufijve të territoreve të tij, emrit dhe organizimit të institucioneve të qeverisjes dhe të drejtave që gëzojnë sipas kushtetutës.
Katalonja, Galicia dhe Baskia, të cilët e identifikuan veten si kombësi, iu dhanë vetëqeverisje përmes një procesi të shpejtë. Andaluzia gjithashtu e identifikoi veten si kombësi në Statutin e saj të parë të Autonomisë, edhe pse ajo ndoqi procesin më të gjatë të përcaktuar në kushtetutë për pjesën tjetër të vendit. Në mënyrë progresive, komunitetet e tjera në rishikimet e Statutit të tyre të Autonomisë e kanë marrë gjithashtu atë emërtim në përputhje me identitetet e tyre historike dhe moderne, të tilla si Komuniteti i Valencias,[18] Ishujt Kanare,[19] Ishujt Baleare,[20] dhe Aragoni.[21]
Bujqësia veçohet për misër, thekër, patate, rrush, ullinjë dhe pemë mesdhetare, në pjesën jugore mbillen edhe bimë për mëndafshin dhe panxharsheqeri. Ndërsa delet dhe peshkimi janë ato për të cilat dallohet blegtoria e Spanjës, vend i cili ka të zhvilluar edhe xehetarin vendase si burim i industrializimit, nga burimet e xeheve dallohen qymyr guri, xehja e hekurit, sulfurit, bakrit, plumbit si dhe xehja e merkurit dhe disa burime të naftës. Në sektorin e industrisë dallohen ind. e ndërtimit, ind. e makinave (veturave), ind. pjesëve elektroteknike dhe industria e mihjes. Partner kryesor të tregtisë ka ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porta detare ndërkombëtare si ajo në Barcelonë, Valenci, Malaga, Cadis dhe Bilbao.
Siaps Bankës Botërore Ekonomia e Spanjës renditet e teta në mesin e ekonomive më të mëdha botërore dhe e pesta në Europë. Qeveria e qendrës së djathtë e kryeminitrit Aznar punoi me sukses për të hyrë në grupin e parë të shteteve me një valutë të përbashkët Euron që në janar të vitit 1999. Administrata e Aznarit vazhdoi të bënte reforma të privatizimit, liberalizimit dhe reformën e sistemit të taksave. Shkalla e papunësisë ka rënë gradualisht dhe në tetor të 2006 ajo kapte shifrat prej 7.6% të forcës punëtore, që rezulton se ka rënë nga 20% e më shumë në vitet e hershme 1990.
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Spanja ka pasur 40.847.530 banor me dendësi mesatare prej 81 banorë/km².
Zhvillimi i bujshëm historik ka ndikuar në karakteristikat specifike të popullsisë. Spanjollët përbëjnë 73% të popullsisë së përgjithshme, Katalonët 16,5%, Galët 8%, Baskët 2,3% të tjerët 0,2%.
Edhe Spanja shumë shpejt është urbanizuar, dhe sot rreth 80% e popullsisë jeton në qytete.
Pjesëmarrja e popullsisë nga 0-19 vjet është 33%, nga 20-59 vjet është 50%, dhe mbi 60 vjet është 17% e popullsisë. Qartë shihet se popullata Spanjolle gjithnjë e më tepër po vjetërsohet, e në këtë ndikon shumë edhe shtimi i ulët natyrorë, i cili arrin vetëm 1promilë ( shkalla e natalitetit është 10 promila, ndërsa e mortalitetit 9 promila).
Në Spanjë janë të mirëmbajtura veçanërisht kishat nga koha e gotëve perëndimorë (409-711). Pas hyrjes së arabëve në Spanjë, Spanja mbeti një krahinë kulturore islamike deri më 1492 (Córdoba, Granada). Që nga shekulli XI, veçanërisht në Kataloni depërton stili i artit romakë në ndërtimtari, plastikë, në vizatimet fresko dhe të librave. Adoptimi i gotikes spanjolle nga Franca në shekullin e XII bëri që të vije tek ndërtimi i Katedraleve para së gjithash udha e besimtarëve për në Santiago de Compostela dallohet për dekorimet e veçanta (Leónm Brgs). Në ndërlidhje e elementeve mauritane dhe gotike paraqitet në stilin Mudéja (Alkazari prej Seviles, Sinagogia në Toledo dhe Codoba).
Arti i ndërtimit dhe pejsazhet e kohës së renesancës në Spanjë janë në lidhje të forta me zhvillimet e renasancës në Itali (Escoriali). Kryemjeshtër të manierizmit është piktori El Greco. Në stilin Barok paraqiten momente vetjake që dallohen për mbushjen dhe format. Në shekullin e XVII vizatimi dhe ngjyrosja në Spanjë nëpërmjet të D. Velázquez dhe B. Murillo fiton në rëndësi evropiane. Në shekullin e XIX dallohet artisti revolucionar F. de Goya y Lucientes. Ndërsa në krijimin e artit modern spanjollët kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Ndër ta dallohen A. Gaudi, P. Picasso, J. Miró, S. Dali, A. Tápies dhe J. González.
Transporti në Spanjë karakterizohet nga një rrjet i gjerë i rrugëve, hekurudhave, tranzitit të shpejtë, rrugëve ajrore dhe porteve. Vendndodhja e saj gjeografike e bën atë një lidhje të rëndësishme midis Evropës, Afrikës dhe Botës së Re. Format kryesore të tranzitit në përgjithësi rrezatojnë nga kryeqyteti, Madrid, që ndodhet në qendër të vendit, për t'u lidhur me kryeqytetet e bashkësive autonome.
Transiti spanjoll karakterizohet nga një shkallë e lartë e integrimit midis sistemit të hekurudhës së distancës së gjatë dhe sistemeve të brendshme të qytetit, edhe pse përdorimi historik i matësit të gjerë ka një integrim të kufizuar me fqinjët e saj. Spanja aktualisht po punon për të rritur dhe përmirësuar lidhjen me sistemet hekurudhore të Francës dhe Portugalisë, duke përfshirë hekurudhën me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe Lisbonës.
Spanja posedon një sistem shumë të zhvilluar të autostradës, me të dyja tolled dhe freeways.
Trafiku ajror shpërndahet përmes disa aeroporteve ndërkombëtare dhe rajonale, më e madhe prej të cilave është Aeroporti Ndërkombëtar Barajas në Madrid.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.