Softueri kompjuterik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Softueri (anglisht: software) quhet bashkësia e programeve kompjuterike dhe të dhënat e tjera që përmbajnë instruksione që i thonë kompjuterit se çfarë duhet të bëjë. Gjithashtu mund të themi se softueri i referohet një apo më shumë programeve kompjtuerike dhe të dhënave të ruajtura në memorien e kompjuterit për arsye të caktuara. Programet softuerike kryjenë funksionin e programit ose duke i dhënë instruksione të drejtëpërdrejta harduerit të kompjuterit ose duke shërbyer si input për programe të tjera.
Termi softuer ka lindur si kontrasit i termit të vjetër harduer (që do të thotë pajisje fizike). Ndryshe nga hardueri, softueri nuk preket ose të shikohet fizikisht.