Snjezhana Kordiq
From Wikipedia, the free encyclopedia
Snjezhana Kordiq (kroatisht: Snježana Kordić [ˈsnjɛʒʌnʌ ˈkɔːrditʃ] (AFN·info), Osijek, Kroaci, 29. Tetor 1964.) është një linguiste kroate.[1] Përveç punës së saj në sintaksë, ajo është marrë edhe me sociolinguistikë.[2] Kordiq është e njohur midis jo-specialistëve për artikuj të ndryshëm kundër politikës pastruese dhe përshkruese të gjuhës në Kroaci.[3] Libri i saj i vitit 2010 me titull "Gjuha dhe nacionalizmi" në masë të konsiderueshme e popullarizoi teorinë e gjuhëve pluricentrike në Ballkan.[4] Jeton në Zagreb.
Fakte të shpejta U lind në, Kombësia ...
Snjezhana Kordiq | |
---|---|
U lind në | (1964-10-29) 29 tetor 1964 (59 vjeç) |
Kombësia | Kroat |
Shtetësia | Kroacia |
Shkollimi | Universiteti i Zagrebit Universiteti i Osijekut Universiteti i Münsterit |
Njohur për | Gjuha dhe nacionalizmi (2010) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Gjuhësia |
Institucionet | Universitete në Gjermani dhe Kroaci |
Mbylle