From Wikipedia, the free encyclopedia
Skenderija është një qendër kulturore, sportive dhe biznesore e Sarajevës, e cila është ndërtuar në vitin 1969. Ajo shtrihet në anën e majtë të bregut të lumit Miljacka. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është mbi 70,000 m2. Me kalimin e kohës, përreth Qendrës Skenderija është krijuar edhe një lagje e Sarajevës.[1]
Në kuadër të Qendrës Skenderija ndodhen edhe Pallati Mirza Delibashic si dhe Qendra Rinore.
Qendra është emëruar sipas Skender Pashës i cili po në këtë hapësirë në vitin 1499 kishte ndërtuar një Qendër Tregtare me 11 dyqane, Karvan Sarajin, pallatin, imaretin dhe një teqe. Djali i tij, Mustafa Skenderbe Pasha në vitin 1518 pranë teqes së babait ngriti edhe një xhami. Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë nga xhamia u hoq mbulesa e plumbit nën pretekstin se ajo duhet të zëvendësohet me mbulesë bakri, gjë e cila nuk ndodhi kurrë dhe kështu kupola u shemb, dhe pjesa tjetër e strukturës u rrëzua në vitin 1935 duke lënë pas vetëm një minare. Minarja e xhamisë u hoq në vitin 1960 kur filloi ndërtimi i Qendrës Sportive.[2]
Gjatë Lojërave të 14 Olimpike Dimërore në Skenderija janë mbajtur garat në hokej mbi akull.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.