piktor italian i shekullit te XIV From Wikipedia, the free encyclopedia
Simone Martini ishte një piktor dhe miniaturist italian ndër mjeshtrat e pa diskutueshëm të shkollës sieneze dhe me siguri një nga artistët më të mëdhenj dhe më ndikues të treqintës italiane, i vetmi i aftë të rivalizonte me Giotto-n.
Simone Martini lindi në Sienë rreth vitit 1284. Asnjë burim i sigurt nuk ekziston mbi formimin e tij, por është konsoliduar hipoteza që formimi i tij u zhvillua në punishten e Duccio-s. Gjithësesi, prania në pikturën e tij, që në veprat e hershme të arritura në ditët tona, edhe me elemente jo duçeske lë për të hamendësuar se mjeshtria e piktorit është pasuruar me përvoja të ndryshme. Mbi të gjitha, te Simone merret një ndjesi e veçantë për përvijimin plastik të figurave njerëzore, me siguri më e madhe se sa ishte në pikturën bashkëkohore seneze dhe në atë të Duccio-s në veçanti, gjë që e bën të mundshme hipotezën e një kontakti, që në moshë të re, me risitë xhoteske.
Ndërmjetës i mundshëm i këtij kontakti mund të ketë qenë Memmo di Filippuccio – vjehrri i ardhshëm i Simones – që qe aktiv në kantierin e Assissi-t duke i hapur rrugën revelucionit xhotesk, më pas i përhapur edhe në zonën seneze. Gjurmët e aktivitetit të Simones në San Gimignano, ku ishte vendosur punishtja e Memmo-s, dhe raportet e ardhshme familjare me këtë të fundit, duhet ta legjitimojnë hipotezën se formimi i Simone Martinit u përfundua pikërisht pranë Memmo-s.
Tjetër element karakteristik i veprës së Simones, që me fillimet e njohura, është vëmendja e tij për artin sunturie, arti i fiorentinëve në Sienën e kohës. Kjo dëshmohet nga përdorimi i përhapur i stampinave dhe punzoneve të rafinuara nëpërmjet të cilave Simone pasuron me elemente të jashtëzakonshëm dekorues pikturat e tij (për shembull te aureola e Virgjëreshës me Fëmijën të Maestà del Palazzo Pubblico). Po njëlloj objektet në ar të rrem të paraqitur në veprat e tij janë riprodhuar me mjeshtri të pakrahasueshme (në këtë sens mund të shikohet froni i Virgjëreshës të së njëjtës Maestà, gati një zmadhim i disa relikeve të bukura sieneze të epokës). Mbi bazën e këtyre elementeve është hamendësuar se Simone i ri ka qenë familjar me artin oraf. Hamendje që për më tepër mund të shpjegoi edhe një element të mëtejshëm dallues të veprës së Martinit, dmth. njohja e shijes gotike oltremontane, të përhapur në Sienë mbi të gjitha në argjendarinë sieneze të shekullit të XIV, është e dukshme rimarrja, në dekorimet me zmalt, të modeleve stilistike transalpinë, si për shembull te vepra e Guccio di Mannaia-s[1].
Shenjat e para të dokumentuara të aktivitetit artistik të Simone Martinit arrijnë deri rreth viteve 1305-1310, kur i riu Simone ishte afërsisht 20-25 vjeç. Në këtë fazë të parë të aktivitetit të tij i janë atribuar një Madona me Fëmijën, të cilës nuk i dihet vendndodhja origjinale dhe që sot është e ekspozuar në Pinacoteca Nazionale di Siena (e kataloguar si vepra n. 583), dhe një Madona e Mëshirës, e prejardhur nga kisha e San Bartolomeo-s në Vertine, të Chianti-t, po ashtu e ekspozuar në Pinacoteca Nazionale di Siena. Kjo e fundit konsiderohet e krijuar në bashkëpunim me Memmo di Filippuccio-n, mbi të gjitha te të rekomanduarit e mbledhur nën mantelin e Maria-s. Në këtë fazë disa konsiderojnë se duhet ti përkasi edhe Kryqi i pikturuar i prejardhur nga Konventi i Kapuçineve në Sienë edhe ky po ashtu i konservuar në Pinacoteca Nazionale të Sienës. Ky Simone Martini i hershëm është shumë i afërt me Duccio-n, siç është e dukshme nga fytyra, manteli dhe qendrimi i Marias në Madona me Fëmijën n. 583. Gjithësesi pasuria e detajeve dekorative dhe përvijimi skrupuloz i detajeve anatomike tregojnë talentin e Simone Martinit, që në këta vite të hershëm.
Pas këtyre veprave të para, por në një periudhë akoma para realizimit të madhështores Maestà del Palazzo Pubblico të Sienës, konsiderohet se Simone Martini ka pikturuar një afresk nga i cili mbetet vetëm koka Madonës dhe të sot të strehuar nga Kisha e San Lorenzo al Ponte në San Gimignano (~1310) dhe një Maesta e pjesshme në ekspozim në Museo di Capodimonte të Napoli-t (~1310-1312). Vepra këto që, mbi të gjitha e dyta, tregojnë shenjat e një transicioni nga Simone Martini i parë, akoma shumë i afërt me mjeshtrin e tij Duccio, te një stil autonom të artistit tashmë i dukshëm që te Maestà del Palazzo Pubblico të Sienës.
Vepra e parë e datuar e Simone Martinit është Maestà del Palazzo Pubblico, afresk i viteve 1312-1315 (i modifikuar në 1321) në sallën e Këshillit të Palazzo Pubblico të Sienës, ku gjendet edhe sot. Bëhet fjalë për një vepër të një piktori me siguri tashmë të pjekur, ndoshta vetëm për prestigjin e një porosie publike kaq të rëndësishme.
Afresku i madh (970x763 cm) është një lloj homazhi ndaj Maestà-në e Katedrales së Sienës të Duccio-s, nga e cila rimerr qëndrimin (Maria dhe Fëmija në qendër të ulur në një fron, me grupin simetrik të shenjtëve në të dy krahët dhe në plan të parë mbrojtësit e qytetit), përdorimi i një burimi të vetëm për përvijimin e dritëhijeve, përdorimi i një perspektive të drejtë në vend të një perspektive të kundërt dhe këndvështrim të variushëm me të cilin janë paraqitur personazhet (nga ballor deri ata në profil), karakteristika këto që vetë Duccio kishte marr nga Giotto. Edhe realizmi figurativ si dhe deri fizionomitë e shumë shenjtëve të kujtojnë veprën e Duccio-s.
Megjithatë në këtë vepër Simone tregon diferencimin në mënyrë të vendosur nga piktura e tij paraardhëse. Madona është më e kursyer, në mënyrë aristokratike e shkëputur dhe nuk shikon spektatorin. Të gjitha fytyrat kanë një realizëm të paparë më parë, që nga ai i Marias deri te ai i shenjtëve të moshuar. Gishtat e dorës janë veçuar duke e bërë prekjen më delikate. Aureolat janë përvijuar në reliev me risinë e punzonatura (gdhendja e motiveve në reliev nëpërmjet presionit të gjilpërave), që të kujtojnë te argjendaria seneze e shekullit të XIV, një nga fushat artistike më të afërta me Gotikun francez të epokës. Froni është përvijuar me karakteristika të gotikut rrezatues si dhe baldakini ceremonial të kujton një stil oborrtar me shije transalpine. Gama kromatike e Simones, i mahnitur nga zmaltet dhe argjendaritë tejalpine, është më e gjerë dhe e pajisur me velature dhe kalime më të buta. Edhe pozicionimi i shenjtëve nuk ndjek një rreshtim të praktikuar më parë si te Duccio, por ecën përgjatë linjave diagonale paralele që konvergojnë në thellësi duke dhënë një iluzion hapësinor në prespektivë me shije xhoteske. Tërësisht e anashkaluar te Simone Martini është i ashtuquajturi horror vacui që duket se karakterizon Madonën duçeske: te Maestà-ja e palazzo pubblico rigjejmë porcione të gjera të qiellit të kaltër. I ndryshëm është edhe karakteri i dy Maestà-ve: dukshmërisht fetare ajo e Duccio-s, e ngarkuar me domethënie morale dhe qytetare ajo e Simones, e porositur nga qeveria e Signori Nove në Sienë.
Maestà-ja e Palazzo Pubblico është një vepër me kompozim, teknikë dhe semantikë me një kompleksitet të pabesueshëm. Simone Martini punoi për afreskun në disa faza: me gjasa nisi në 1312, e vazhdoi punën deri rreth dy të tretave të sipëfaqes, por më pas të braktisur (me shumë gjasa për të shkuar në Assisi, ku ndiqte kishëzën e San Martino-s) për të kompletuar kështu pjesën e poshtme, sot mjaft e përkeqësuar për shkak të teknikës së përdorur (e pikturuar kryesisht 'a secco') vetëm më vonë. Vepra është firmosur nga Simone Martini në qershorin e vitit 1315. Është interesante të vëresh, gjatë kornizës iluzionistike, shenjën e rinisjes së punës, e karakterizuar nga përdorimi i gjilpërave të ndryshme dhe nga mospërputhja e përvijimit të modiljoneve të vegjël veçanërisht të dukshme në krahun e djathtë. Në 1321 Simone thirret përsëri për të vënë dorë në punën e vetë për "sajimin" e disa porcioneve të afreskut; u ribënë plotësisht në këtë periudhë kokat e Madonës, të Fëmijës, të sant'Orsola-s dhe Katerinës së Aleksandrisë (pranë krahëve të Madonës), të dy engjëjve ofertues (poshtë në këmbët e fronit), të shenjtëve 'Ansano dhe Crescenzio (i pari dhe i treti shenjt i gjunjëzuar). Në referim të fakteve të ndodhura në komunë në 1318 (revolta e karnaiolëve), u vu dorë edhe te epigrafi menjëherë poshtë fronit të Virgjëreshës, duke mbuluar shkrimin e mëparshëm, mesazhi i të cilit ju besua kartelave të mbajtura nga katër Shenjtët Mbrojtës të qytetit.
Cappella e San Martino-s në Bazilikën e poshtme të Shën Françeskut t’Assisi-t u afreskua në tre faza, në një hark kohor që shkon nga viti 1313 deri në rreth vitit 1318. Në 1312 kardinali Gentile Partino da Montefiore, titullar i San Martino-s, u vendos në Sienë ku pati rastin të takonte Simone Martini-n, duke i porositur afreskimin e kishëzës së San Martino-s, që ishte kërkuar për tu ndërtuar po nga ai. Simone Martini u vendos në Assisi kur punimet e Maestà del Palazzo Pubblico të Sienës tashmë kishin nisur, por nuk kishin përfunduar. Rreth fundit të vitit 1314 u rikthye në Sienë, përfundoi Maestà-në duke e firmosur në qershor të vitit 1315 dhe kështu u kthye në Assisi për të rifilluar punimet e kishëzës së San Martino-s. Pastaj i ndërpreu përsëri punimet në 1317 për tu vendosur në Napoli në oborrin e Robert Anzhuinit dhe u kthye më në fund në Assisi për ti përfunduar punimet në 1318.
Cikli i afreskeve përshkruan Historitë e Martinos, peshkopit të Tours-it. Në anët e tre vetratave janë vendosur, nga e majta në të djathtë, buste kalorësish, peshkopësh dhe papësh dhe eremitë të shenjtëruar dhe themelues urdhërash. Ndërmjet arkadave të hyrjes janë vendosur 8 shenjtorë me figurë të plotë, të realizuar gjatë fazës së fundit të punimeve, në 1318.
Përgjatë punimeve Simone Martini mund të krahasohej me mjeshtrat e tjerë fiorentinas të shkollës xhoteske, duke përfshirë edhe Giotto-n, atëherë aktiv në kantierin e Assisi-t. Simone u përditësua në disa elemente, si intelaiatura solide arkitektonike realiste dhe loja iluzionistike e dritave dhe hijeve me vëmendjen te burimet e vërteta të ndriçimit. Te 8 shenjtorët me figurë të plotë të vitit 1318, të fundit të gjithë ciklit, është i dukshëm edhe përvetësimi i volumetrive të pasura xhoteske. Gjithësesi Simone nuk iu përshtat pasivisht shkollës fiorentine, por mbeti i qartë dallimi midis mënyrës së tij të pikturimit dhe asaj xhoteske duke filluar nga e njëjta temë pikturash: jo historitë e një shenjtori si shën Françesku, por një kalorës i shenjtë, të cilit Simone i theksoi disa aspekte oborrtare të legjendës.
Për shembull në skenën e famshme të Investiturës së san Martino-s, aksioni është ambientuar në një pallat, me muzikantët e oborrit të veshur në mënyrë të mrekullueshme dhe me një shërbëtor me një fajkua gjuetie në dorë. Konteksti i Simones është më përrallor dhe absolutisht i madh është studimi realistik i kostumeve dhe pozave; individualizmi fizionomik i fytyrave (mbi të gjitha në ato natyrale të muzikantëve) nuk ka të krahasuar në gjithë pikturën e epokës, duke përfshirë edhe Giotto-n. Pas Maestà del Palazzo Pubblico di Siena, Simone u afermua si piktor laik, oborrtar dhe i rafinuar. Qe në këta vite që konkretizoi aftësinë e tij për të portretizuar fizionomitë natyrore, duke vendosur bazat për lindjen e teknikës së portretit. Simone Martini është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të gotikut oborrtar dhe piktura e tij aulike i referohet botës aristokratiko-kalorsiake, ndërsa realizmi i Giotto i referohet kulturës së botës borgjezo-tregtare.
Në korrik të vitit 1317 Simone u thirr në Napoli nga Robert Anzhuini, që e emëroi kalorës (duke i caktuar një pension vjetor) dhe i porositi një tablo celebruese, San Ludovico i Tuluzës kurorëzon vëllain Robert Anzhuin, sot e ruajtur në Museo di Capodimonte në Napoli.
Kjo vepër është një ikonë profane, e para e këtij lloji në Itali që shënon një temë të përpiktë politike të momentit: pikërisht atë vit Ludovico-ja i Tuluzës kanonizohet; duke qenë vëllai i madh i Robertit, ishte i destinuar për fronin e Napolit, por Ludovico kishte abdikuar në favor të vëllait për tju përkushtuar jetës fetare; me këtë pikturë Roberti donte të krijonte një manifest politik që legjitimonte pushtetin e tij.
Kjo ka edhe një primat, dmth. atë të të qenit portreti i parë i sigurt i pikturës italiane të një personazhi të gjallë (Robert Anzhuini), ndërsa primati absolut i takon një skulpture, Portreti i Karlit të I Anzhuin të Arnolfo di Cambio-s (1277).
Në predelë Simone pikturoi pesë histori me ambjentime në një prespektivë intuitive me natyrë xhoteske, të llogaritur afërsisht sipas këndvështrimit të një vëzhguesi që vendoset përpara në pozicion qëndror. Në fytyrat ekspresive të skenave të predelës, të ngarkuara me më shumë intesitet dramatik përkundrejt Assisi-t, gjejmë një afrim të mëtejshëm ndaj gjuhës xhoteske.
Pas realizimit të kësaj pale Simone u kthye në Assisi për të mbaruar afresket e Cappella di san Martino, në veçanti të shenjtorëve me figurë të plotë ndërmjet arkadës qendrore. Kështu zëvendësoi disa shenjtorë të mëparshëm të pikturuar apo skicuar me shenjtorët e celebruar nga Anzhuinët, të cilët vetë san Ludovico-ja i Tuluzës, por edhe Shën Luigji i Francës, Shën Elisabetën e Hungarisë. Këtu realizoi edhe një afresk në transetto-n e djathtë të vetë bazilikës së poshtme të Shën Françeskut t'Assisi-t, që paraqet Shën Françeskun, san Ludovico-n e Tuluzës, shën Elisabetën e Hungarisë, të bekuarën Agneze të Bohemisë (~?) dhe shën Henrikun e Hungarisë, të gjithë shenjtorë të celebruar nga dera e Anzhuinëve. Një tjetër afresk në të njëjtin transetto të djathtë paraqet Madonën me Fëmijën dhe shenjtë nga disa të atribuar Simone Martinit, por në të vërtetë i një piktori minor të rrethit të tij.
I rikthyer në Toskanë rreth vitit 1318, Simone Martini nisi një sezon të gjatë në të cilin prodhimi i tij kryesor qe ai i poliptikëve. Pikturoi të paktën gjashtë para se të kthehej në Sienë në 1325. Poliptiku i parë qe ai për kishën e Sant'Agostino-s në San Gimignano (Sienë). Sot ky poliptik është shpërndarë në tre muze të ndryshëm, ku ndarja qendrore me Madona dhe fëmija është konservuar pranë Wallraf-Richartz Museum-it të Këlnit në Gjermani, tre panele me shenjtë në Fitzwilliam Museum të Cambridge-it dhe i pesti me Shën Katerinën në një koleksion privat fiorentinas. Poliptiku u realizua përreth viteve 1318-1319 edhe pse për shumë data korrekte është e mëhershme, para rikthimit përfundimtar në Toskanë (~1316).
Simone Martini u vendos pastaj në Pizë ku pikturoi një Poliptik të bukur të Shën Katerinës s'Aleksandrisë me shtatë ndarje, predela, fasha të sipërme dhe kuspide për konventin domenikan të Shën Katerinës s’Aleksandrisë në Piza. Poliptiku u përfundua në 1320 dhe sot ruhet në Museo nazionale di San Matteo, gjithashtu në Piza.
Simone Martini realizoi kështu, midis vitit 1320 dhe rreth vitit 1324, të paktën tre poliptikë për kishën e Orvieto-s. I pari qe ai për kishën e Santa Maria dei Servi, nga i cili mbeten pesë nga shtatë panele, të gjithë të ekspozuar në Isabella Stewart Gardner Museum të Boston-it. Më pas qe radha e një poliptiku për kishën e shën Françeskut, nga i cili mbeten vetëm ndarja qendrore me Madonën dhe Fëmijën (Museo dell'opera i katedrales së Orvieto-s) dhe një Shën Katerina në National Gallery of Canada në Ottawa. Shumë i bukur është poliptiku për kishën e San Domenico-s, i kompozuar me gjasa pas kanonizimit të shën Tommaso d'Aquino-s, ndodhur në 1323. Sot të pestë nga shtatë panelet e mbijetuar gjenden në Museo dell'Opera i Katedrales së Orvieto-s.
Tre poliptikët orvietan dhe dy paraardhësit e san Gimignano-s dhe Piza-s tregojnë stilin e pjekur të Simone Martini-t, me një përvijim të volumetrisë dhe dritëhijeve vendosmërisht të ndikuara nga Giotto dhe një përvijim figurativ oborrtar, xhentil dhe aristokratik të veçantë të këtij artisti. Figurat janë pozuar në mënyrë delikate, deri edhe në prekjen e duarve të tyre. Fytyrat janë xhentile dhe të përvijuara me një delikatesë piktorike dhe aftësi që i bënë mjaft natyrore. E gjitha e zbukuruar me një shije të çmuar gotike.
Kësaj periudhe i përketë edhe një Madonë me Fëmijën e prejardhur nga Pieve di San Giovanni Battista në Lucignano d'Arbia dhe sot e depozituar në Pinacoteca Nazionale e Sienës, fragmenti i vetëm i një poliptiku të supozuar. Ndërsa tabloja me Madonën dhe Fëmijën është e prejardhur nga Kisha e Santa Maria Magdalenës në Castiglione d'Orcia dhe e ekspozuar në Museo Civico e di Arte Sacra ii Montalcino-s, tradicionalisht e atribuar Simone Martinit, ndërsa tashmë e konsideruar si vepër e punishtes.
Viteve në të cilët artisti punoi mbi të gjitha në Orvieto (1320-1324), i përketë edhe një tablo e vogël përkushtimi privat që paraqet Shën Gjon Ungjillorin vajtues, e firmosur dhe datuar nga Simone Martini në 1320 dhe sot e ekspozuar në Barber Institute of Fine Arts të Birmingham-it, sajimi i Maestà del Palazzo Pubblico di Siena (1321) dhe një Kryqëzim me prejardhje të panjohur sot i varur në murin e Kishës së Mëshirës të San Casciano-s në Val di Pesa. Disa kritikë shikojnë te ky i fundit kryqëzimin e kërkuar, sipas dokumenteve të shkruara, për Palazzo Pubblico di Siena në vitet 1321-1322.
Në 1325 Simone Martini ishte vendosur përsëri në Sienë dhe po atë vit u martua me Giovanna Memmi-n, bija e piktorit Memmo di Filippuccio dhe motra e dy nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të vlefshëm të Simone-s, dmth. Federico dhe Lippo Memmi. Një dokument i vitit 1326 flet për një pagesë të bërë në favor të Simone Martini-t për një poliptik për tu “vendosur” në Palazzo del Capitano del Popolo të Sienës. Sipas rindërtimeve të fundit në vazhdim të gjetjes së dokumenteve të mëtejshme të shkruara, vepra në fjalë mund të jetë një poliptik i bartshëm që qëndroi gjatë edhe në Palazzo Pubblico të Sienës dhe për një periudhë të shkurtër edhe në Palazzo del Podestà, një poliptik sot i shpërndarë në muze të ndryshëm që përmban Madonën me Fëmijën midis shenjtëve Ansano, Pietro (majtas), Andrea dhe Ungjillorin Luka (djathtas). Pesë ndarjet tashmë gjenden në Museo Thyssen-Bornemiza të Madridit (San Pietro-ja), në J.P. Getty Museum të Los Angeles-it (Shën Luka) dhe në Metropolitan Museum of Art të New York-ut (tre të tjerët).
Në një periudhë të pasaktësuar midis viteve 1324 dhe 1329 Simone Martini realizoi edhe Pala d'altare-n paraqitëse të Beato Agostino Novello dhe katër mrekullive të tij. Pala u realizua për altarin anësor kushtuar Shenjtit në kishën e Sant'Agostino-s në Sienë. Sot gjendet në Pinacoteca Nazionale di Siena. E denjë për tu veçuar është edhe tabloja që paraqet San Ladislao d'Altomonte (1325-1330), me prejardhje të panjohur dhe e ekspozuar sot në Museo civico di Santa Maria della Consolazione di Altomonte (Cosenza).
Në këto vepra Simone Martini ruan delikatesën piktorike dhe hijshmërinë e rafinuar figurative të periudhës orvietiane, duke rafinuar më tej natyralizmin e personazheve, siç vërehet në figurat e fëmijës dhe Shën Luka Ungjillorit (vepra e parë), në atë të Beato Agostino Novello (vepra e dytë) dhe të San Ladislao (vepra e tretë). Në skenat e katër mrekullive të veprës së dytë mund të vërehet edhe arritja e një përvijimi prospektik dhe volumetrik dhe një aftësie narrative si dhe përvijimi dramatik të skenave dhe figurave që tregojnë përparimin e mëtejshëm në drejtimin xhotesk.
Në 1330 Simone u kthye për të punuar në Palazzo Pubblico të Sienës, duke afreskuar në sala del Mappamondo, në krahun e kundërt të Maestà-së së pesëmbëdhjetë viteve më parë, të jashtëzakonshmin Guidoriccio da Fogliano në rrethimin e Montemassi-t, për të celebruar marrjen e kështjellave të Sassoforte-s dhe Montemassi-it nga udhëheqësi absolut i sienezëve. Në këtë vepër të famshme, ku përzihet një ambientim përrallor me një sens akut të realitetit, udhëheqësi është një metaforë e fuqisë sieneze, jo një portret realist, dhe peizazhi rrethues ka një vlerë simbolike, me elemente tipike të luftës (mure rrethues, fushime ushtarake, kështjella), pa asnjë figurë njerëzore. Vlera e dyfishtë simbolike dhe përkujtimi individual të kujtojnë palën e San Ludovico-s dhe është një element që duket se favorizon autorësinë e veprës nga Simone Martini.
Ekziston, në kronikat sieneze, një dokument i shkruar që dëshmon ngarkimin e Simone Martini, nga ana e qeverisë së qytetit, me realizimin e kësaj vepre. Sipas dukumentit të shkruar Simone qe ngarkuar, vitin tjetër, edhe me paraqitjen e pushtimit të lagjeve të Castel del Piano-s dhe Arcidosso-s dhe pas zbulimit të një afresku të ri në 1980 është hapur një debat artistik mbi autorësinë e paraqitjes tradicionale të Guidoriccio-s dhe mbi identifikimin e kështjellave të pushtuara, debat i përmbyllur falë Enzo Carli-t që dalloi te struktura mbrapa Guidoriccio il Battifolle, një strukturë vetëm pjesërisht në muraturë, që u ndërtua për rrethimin e vetë Montemassi-t.
Ky afresk vazhon të përbëj edhe sot një motiv për polemika të ashpra kritike dhe historiografike, pas gjetjes në 1980, të ndodhur në poshtë suvasë, që duket se paraqet një vepër tjetër me cilësi të lartë po ashtu të atribuar Simones, por me datim pas vitit 1330, ka krijuar jo pak probleme rreth datimit dhe atribuimit të Guidoriccio da Fogliano-s së mbivendosur. Në 2010 një antikuarist palermitan zbuloi pesë pergamena, deri në atë datë të fshehura në kopertinën e një libri, që paraqesin skica të afreskut të Guidoriccio-s. Pergamenat janë firmosur nga Francesco dhe Domenico d'Andrea dhe i përkasin afërsisht vitit 1440. Kështu që është e mundur që vepra në fjalë të jetë një ribërje kuatroçenteske e një origjinali të humbur të Simone Martinit.
Vepra e fundit sieneze e Simone Martinit është një kryevepër e mirëfilltë, e tej-rafinuara dhe enigmatikja Lajmërimi midis shenjtëve Ansano dhe Margarita, e realizuar së bashku me kunatin Lippo Memmi në 1333 për një nga katër altarët e kroçerës së Katedrales së Sienës. Tabloja, e firmosur dhe datuar nga dy autorët, sot është e ekspozuar në Uffizi të Firences.
Kjo është vepra më afër me gotikun transalpin që njeh Italia në sofistikimin e sajë. Imazhi zhvillohet i gjithi një një lojë të sofistikuar me linjat sinuoze në sipërfaqe (pavarësisht sygjerimit hapësinor të besuar fronit të pozicionuar pjerrtas). Virgjëresha paraqitet duke mbyllur mantelin, në një pozë që vërtitet mes papërkulshmërisë së frikësuar dhe krenarisë hezituese. Engjëlli ka një lëvizje të çlirët, i përqëndruar në mesazhin që po i dorëzon Virgjëreshës. Përtej bukurisë së introspeksionit psikologjik të dy personazheve, tabloja pasurohet nga detaje me bukuri të rrallë, si vazoja e artë dhe zambakët që pushtojnë qendrën e skenës, degëzat e ullirit të mbajtura në dorë dhe mbi kokë nga engjëlli, fantazia me katrorë skocezë të mantelit të valëzuar të engjëllit, pendët e palloit në flatrat e tij, ashpërsia gotike e mantelit të engjëllit dhe e cepit të artë të atij të Virgjëreshës. Hapësira nuk është zhvilluar në thellësi si në tablonë paraardhëse që paraqet mrekullitë e Beato Agostino Novello-s, por është si e përfshirë në përmasën e tretë, një hapësirë aluduese që është një element i ri i gjuhës së këtij artisti që do të zhvilloi në mënyrë edhe më të theksuar në veprat pasuese.
Një vepër e tillë nuk ka modele bashkëkohore në Itali, por shkon, nëse krahasohet te dorëshkrimet në miniaturë për oborrin francez apo pikturat më fantazioze të prodhuara në Gjermani apo në Angli. Kjo "mënyrë" veri europiane i hapi rrugën përfshirjes së Simone-s në entourage-in e piktorëve italian të oborrit papal të Avinjonit, ku ishin të pranishëm italian të tjerë, por asnjë fiorentin, për shkak se monumentaliteti klasik i shkollës xhoteske nuk gjente parapëlqime në shoqërinë gotike franceze. Në fakt pak vite më pas, midis viteve 1335 dhe 1336, Simone Martini la vendlindjen për oborrin papal të Avinjonit.
Pak pasi realizoi këtë vepër në fakt, midis viteve 1335 dhe 1336, Simone u nis për në Avinjon, në oborrin e Benediktit të XII. Një nga veprat e para të periudhës avinjoneze qe Poliptiku Orsini (i quajtur edhe Poliptiku i vogël Orsini), edhe pse mbeten dyshime rreth faktit që bëhet fjalë më shumë se një nga veprat e periudhës sieneze, të realizuar pas Annunciazione-s së vitit 1333. Poliptiku i bartshëm Orsini është një objekt përkushtimi privat i porositur nga një anëtar i familjes Orsini (me shumë gjasa kardinali Napoleone Orsini, që në fakt gjendej në Avinjon në ato vite). Përbëhet nga tetë panele. Dy mbajnë stemën e familjes Orsini, ndërsa dy të tjerët përmbajnë Kryeengjëllin Gabriel Lajmëtar dhe Virgjëreshën e Lajmëruar, ndërkohë që katër të tjerët paraqesin skena të Pasionit të Krishtit, saktësisht Kalvarin, Kryqëzimin, Zbritjen nga Kryqi dhe Varrimin. Panelet sot gjenden tre muze të ndryshëm.
Skenat artikulohen në një hapësirë të përmbledhur në thellësi, që zhvillohet vertikalisht edhe më shumë se në Lajmërimin paraardhëse të vitit 1333 dhe megjithatë më pak se në pasuesen Frontespizio e Komentit të Servio-s për Virgjilin në vitin 1338. Përkundrejt veprave paraardhëse figurat bëhen më të imta, skenat më të populluara, fytyrat më të trazuara. Skenat janë të mbushura me personazhe të diferencuar në poza, gjeste, emocione dhe në trajtat trupore. Paraqet introspeksion të lartë psikologjik si dhe shfaqje të emocioneve.
Në të njëjtët vite bën pjesë edhe një tablo e vogël për përdorim privat që paraqet Agli stessi anni risale anche una piccola tavola ad uso privato raffigurante la Kryqëzimin dhe sot e ekspozuar në Fogg Art Museum të Cambridge-it (Massachusetts)
Në Avinjon Simone Martini realizoi edhe afreke për Katedralen e Notre-Dame des Doms të Avinjonit, me porosinë e kardinalit Jacopo Stefaneschi. Nga këta afreske mbeten atë të shkëputur të dy lunetave të portalit dhe sinopitë përkatëse, paraqitëse përkatësisht të Krishti Bekimtar midis engjëjve dhe Madonës së Përultësisë midis engjëjve dhe kardinalit Stefaneschi. Vepra të tilla që u përkasin afërsisht viteve 1336-1340, gjenden sot në Pallatin e Papëve të Avinjonit. Midis këtyre afreskeve ishte edhe ai i Shën Gjergjit dhe Dragoit, sot i humbur, por që përshkruhet nga burimet si i shkëlqyer.
Në Avinjon Simone njohu poetin Francesco Petrarca. Legjenda thotë se pikërisht Simone Martini portretizoi Lauran, sicc e lartësojnë vargjet e sonetit LXXVII dhe LXXVIII të Petrarkës vetë. Vepra sot është e humbur (megjithatë disa mendojnë se përkundrazi, vargjet mund ti referohen Simone da Cremona-s, miniaturist aktiv në Napoli afërsisht që nga viti 1335, por është më e mundshme hipoteza e Martinit).
Përveç kësaj Simone miniaturoi për mikun letrar, në vitin 1338 ose pak më pas, edhe frontespizio-n e një kodiku me vepra të Virgjilit të komentuar nga Servio-ja (Biblioteca Ambrosiana, Milano). Në këtë paraqitje fine Servio-ja, komentatori i Virgjilit, mënjanon tendën për të treguar poetin e madh, ndërsa në skenë janë të pranishëm një bari, një fshatar dhe një ushtar, si metafora të temave pastorale, bukolike dhe epike të kënduara në vepër.
Vepra e fundit e Simones është një tablo e vogël për përkushtimin privat, e firmosur dhe datuar nga Simone (1342) dhe sot e konservuar në Walker Art Gallery të Liverpool-it. Bëhet fjalë për Rikthimin e Jezusit fëmijë nga diskutimi në tempull, ku shfaqet një temë kureshtare dhe e paparë: Shën Jozefi që qorton fëmijën hyjnor, Rigjetja e Jezusit në Tempull.
Në të gjitha këto vepra të periudhës avinjoneze skenat janë paraqitur në një hapësirë të aluduar, një tendencë që ishte filluar që te Lajmërimi i vitit 1333, por që në alegorinë virgjiliane arrin zbatime më skajore, duke qenë se skena e paraqitur në një plan të pjerrët. Edhe trazimi psikologjik i parë që te Poliptiku i bartshëm Orsini këtu është ripropozuar te të gjithë personazhet. Për më tepër, siç u pa, gjithë prodhimi avinjonez është i mbizotëruar nga tablo të vogla për përdorim privat, duke pasqyruar rolin e Simone Martinit në Avinjon, si një piktor praktikisht në pension në shërbim të një familjeje kardinalore të cilës i pikturonte si në kohën e humbur.
Ishte pikërisht këtu, në Avinjon, që Simone Martini vdiq në vitin 1344.
Simone Martini pati një numër domethënës nxënësish. Midis tyre dallohen vëllezërit Lippo dhe Federico Memmi. Vepra e Lippo Memmi-t, më i famshmi dhe më i studiuari, ishte fillimisht mediokre, siç dëshmohet nga Maestà-ja e Kishës së Sant'Agostino-s të San Gimignano-s (afërsisht në vitet 1310-1315). Në vazhdim të takimit me Simone Martinin, në vitet kur realizohej Maestà del Palazzo Pubblico di Siena (1312-1315) ndërroi gjithësesi fatet e artistit që e shëndroi stilin e tij deri në arritjen e aftësisë piktorike të Simones duke filluar afërsisht që nga viti 1325. Edhe më i riu Federico Memmi, që me gjasa e ndoqi Simonen në Assisi në kohën e punimeve pranë kishëzës së San Martino-s (1313-1318) dhe për të cilin është megjithatë më e vështirë të gjesh gjurmë të aktivitetit fillestar, arriti të krijonte një stil me nivel të lartë duke filluar që nga viti 1325.
Shkollës së Simone Martinit i përkasin edhe artistë të tjerë të mëvonshëm, si Naddo Ceccarelli, të cilit i atribuohen vepra të ndryshme të gjitha të vështira për tu datuar (përveç njërës të firmosur dhe datuar nga artisti në 1347) dhe anonimi Mjeshtri i Palazzo Venezia-s, që konsiderohet se qe aktiv, jo pa dyshime, afërsisht midis viteve 1330 dhe 1350. Rrethi i Simone Martinit përfshin me gjasa edhe vëllain Donato Martini dhe Pietro Ceccarelli-n, ky i fundit ndoshta i afërm i Naddo Ceccarelli-t. I pari është me shumë gjasa autor i disa veprave për të cilat kritika ka arritur një lloj konsensusi larg të qenit unanim rreth atribuimit. I dyti është firmosës i një Madone me Fëmijën të humbur, një kohë qëndronte në kishtën Karmelitanëve në Avinjon. Për këta motive këta dy artistë të fundit kanë identitete artistike absolutisht të papërcaktuara.
Poeti fiorentin Mario Luzi në përmbledhjen Viaggio terrestre e celeste di Simone Martini (1994) ka rrëfyer, udhëtimin e fundit të piktorit, drejt Avinjonit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.