From Wikipedia, the free encyclopedia
Klubi i Basketbollit Prishtina, njohur zyrtarisht si Z Mobile Prishtina, për arsye sponsorizimi, është një klub profesionist kosovar basketbolli, i bazuar në Prishtinë.
Ekipi aktualisht konkuron në Superligën Kosovare të Basketbollit, në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit dhe në Kupën e Evropë FIBA. Sigal Prishtina është klubi më i suksesshëm në Kosovë, duke fituar 10 kampionate kombëtare, 11 kupa kombëtare dhe 3 superkupa në 13 viteve të fundit. Që nga viti 2013 klubi ka garuar në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit dhe u bë klubi i parë kosovar që e fitoi këtë kompeticion në vitin 2015 pasi mundi klubin bullgarian BC Rilski Sportist në finale. Në vitin 2015 iu bashkua kompeticionit europian të sapoformuar, Kupës së Evropës FIBA.
Klubi fillimisht u themelua në vitin 1970, por klubi kishte grumbulluar një borxh të madh deri në vitin 2004, gjë që çoi në tërheqjen e klubit origjinal dhe një klub tjetër me emrin OJQ KB Prishtina u formua në vend të tij.[1] Borxhet më pas u trashëguan nga klubi i ri dhe ata nuk ia dolën dot t'i shlyenin, gjë që çoi sërish në tërheqjen e klubit dhe një klub tjetër u formua përsëri në vend të tij.[2][3]
Në 2013-14 KB Sigal Prishtina luajti sezonin e parë në Evropë në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit. Në sezonin e parë KB Prishtina zuri vendin e dytë në Sezonin e Rregullt me 11 fitore dhe 5 humbje. Në sezonin 2014-15 Sigal Prishtina fitoi Trofeun e Ligës Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit, ku në finale ata mundën BC Rilski Sportist (BUL) në të dyja ndeshjet, së pari në Prishtinë, ku fitoi me rezultatin 74-72 dhe së dyti në Bullgari me rezultatin 80-71 për të fituar trofeun. Në sezonin 2015-16 KB Sigal Prishtina luajti në Kupën e Evropës FIBA për herë të parë, kur ata nuk arritën të kualifikohen për raundin e ardhshëm me 2 fitore dhe 4 humbje në grup.
Liga e Ballkanit
Trajneri | Vitet që ka qenë aktiv |
---|---|
Ibrahim Karabegu | 1999–2000 |
Bujar Shehu | 2000–2001 |
Čedomir Perinčić | 2001–2002 |
Enver Sllamniku | 2002–2003 |
Josip Gjergja | 2003–2004 |
Ekrem Memnun | 2004–2005 |
Vllaznim Perani | 2005 |
Arben Krasniqi | 2005–2013 |
Ahmet Kandemir | 2013 |
Ceyhun Cabadak | 2013 |
Marin Dokuzovski | 2014 |
Marjan Ilievski | 2014–15 |
Antonis Constantinides | 2015–16 |
Audrius Prakuraitis | 2016–2017 |
Ahmet Kandemir | 2017 |
Andin Rashica | 2018 |
Matthias Zollner | 2018– |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.