![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3a/Mulagandhakuti.jpg/640px-Mulagandhakuti.jpg&w=640&q=50)
Shravasti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shravasti (në sanskritisht Śrāvastī; në gjuhën pali: Sāvatthī) ishte një qytet i Indisë së lashtë dhe një nga gjashtë qytetet e Indisë gjatë jetës së Gautama Budës. Qyteti gjendej në fushat pjellore të Gangut në distriktin e sotëm me të njëjtin emër, Shravasti, që i përket divizionit të Devipatanit në shtetin indian të Uttar Pradeshit pranë Balrampurit, rreth 170 km në veri-lindje të Lucknowt. Më herët ishte pjesë e Distriktit të Bahraichit, por më vonë u nda në dy për arsye administrative duke u formuar distrikti i Shravastit. Shravasti gjendet pranë lumit perëndimor Rapti dhe është ngushtësisht i lidhur me jetën e Gautama Budës, që besohet se këtu ka kaluar 24 Chaturmas (periudhë e shenjtë 4 mujore).[1] Lidhja e Budës me Shravastin bazohet nga prania e stupave të lashta, viharave madhështore dhe mjaft tempujve pranë fshatit të "Sahet-Mahetit". Thuhet se këtë qytet e ka themeluar mbreti i Periudhës Vedike, Shravasta. Shravasti ishte kryeqyteti i Mbretërisë Kosala gjatë shekullit të VI p.e.s. deri në shekullin e VI të e.s.. Kjo qendër e begatë tregtare ishte e mirënjohur për lidhjet e saj fetare. Tempulli i Sobhanathit besohet se është vendlindja e Tirthankaras Sambhavanath në Xhainizëm, duke e bërë Shravastin një qendër të rëndësishme edhe për xhainistët si dhe për budistët. Sipas Nagarjunas, qyteti kishte një popullsi prej 900,000 banorësh në shekullin e V p.e.s dhe se madje linte mbrapa edhe kryeqytetin e Magadhas, Rajgirin. Siç përmendet te 'Bruhatkalpa' dhe Kalpa të ndryshme të shekullit të katërmbëdhjetë, emri i qytetit ishte Mahid. Ka përmendje pasuese që tregojnë se emri i qytetit ishte Sahet-Mahet. Është përmendur gjithashtu se një fortesë e stërmadhe ndodhej në këtë qytet, në të cilën ndodheshin shumë tempuj hindu me idhuj të Devkulikave. Sot një mur i madh mbrojtës prej dheu dhe tullash rrethon këtë qytet. Gjatë gërmimeve në 'Sahet-Mahet' pranë qytetit të Shravastit, u gjetën shumë idhuj dhe mbishkrime të lashta. Ata mbahen në muzeumet në Mathura dhe Lucknow. Tashmë, Departamenti i Arkeologjisë në Qeverinë Indiane është duke gërmuar në sit për të kryer një kërkim të kombinuar. Manastiri i Jetavanas ishte një manastir i famshëm pranë Shravastit.
Shravasti | |
---|---|
Emrat amëtar sanskritisht: श्रावस्ती Stampa:Lang-pli | |
Savatthi | |
![]() Mulagandhakuti. Mbetjet e banesës së Budës në manastirin Jetavana. | |
Lloji | rrënoja qyteti të lashtë |
Vendndodhja | Distrikti Shravasti, divizioni Devipatan, shteti i Uttar Pradeshit, Indi |
Qyteti më i afërt | Balrampur |
Koordinatat | 27°31′1.5″N 82°3′2.2″E |
Themeluar më | Periudha Vedike |
Themelues | Mbreti Shravasta |