From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Belgjikë përbëjnë një bashkësi mërgimtarësh, kryeisht të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Republika e Maqedonisë. Nurmi i sotëm i shqiptarëve në Belgjikë llogaritet të jetë nga 50,000 deri në 60,000.[1]
Më 1 gusht 1956 treni që transportonte 700 refugjatë nga vende komuniste të Evropës juglindore arriti në stacionin Seille të provincës Namur. Këto refugjatë kanë udhëtuar për 72 orë dhe në mesin e tyre pasur qindra refugahtë nga Shqipëria. Kjo shënon dhe valën e parë të mërgimeve shqiptare në Belgjikë. Vala e parë e mërgimeve shqiptare ishe e ashtuquajtur "elitare". Mërgimtarët vinin kryesisht nga Shqipëria veriore, ishin relativisht të arsimuar e kundërshtonin diktaturën komuniste të Enver Hoxhës duke kërkuar liri. Refugjatët politikë shqiptarë janë mirëpritur në Belgjikë dhe u përshtatën mirë.[2] Në v. 1968 u ndërtua Monumenti i Skënderbeut në Schaerbeek, me paratë e mbledhura nga mërgata shqiptare në Belgjikë dhe Amerikë.
Kjo valë e parë e mërgimeve do të pasohet nga fluksin i madh i shqiptarëve të Kosovës që fillon në fund të viteve 70-të dhe që i intensifikua në vitet 90-të, si pasojë e represionit serb mbi shqiptarët e Kosovës. Ky fluks do të arrijë kulmin kur Beogradi do të bëjë masakrime mbi mijëra civilë shqiptarë dhe do të dëboj gati një milion shqiptarë të Kosovës në v. 1999. Po ashtu në vitet 90-të, një valë e dytë e mërgimeve vjen nga Shqipëria pas rënies së regjimit komunist. Qindra mijëra shqiptarë, të shkëputur nga bota për 45 vjet, duke ikur varfërisë në Shqipëri, nxitojnë veçanërisht për në Itali dhe Greqi, por edhe në Belgjikë.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.