Shpellat Ellora
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ellora është një sit arkeologjik 29 km në veri-perëndim të qytetit të Aurangabadit në shtetin indian Maharashtra, ndërtuar nga Dinastia Rashtrakuta (grupi brahmanik dhe budist i shpellave) dhe Yadav (grupi xhainist i shpellave). E mirënjohur për shpellat e saj monumentale, Ellora është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe formon një nga tërheqjet kryesore turistike në rajonin e Marathwada-s në Maharashtra[1] Ellora është një shembull përfaqësues i Arkitekturës shkëmbore të Indisë.[2] 34 "shpellat" aktualisht janë struktura të gërmuara në faqen vertikale të kodrave Charanandri. Në këtë kompleks janë ndërtuar tempuj shkëmborë, vihara dhe matha hindu, Budiste dhe xhainiste midis shekujve të V dhe të X. Të përbëra nga 17 shpella hindu (shpellat 13–29), 12 budiste (shpellat 1–12) dhe 5 xhainiste (shpellat 30–34), të ndërtuara në afërsi me njëra-tjetrën, tregojnë harmoninë fatare mbizotëruese gjatë kësaj periudhe të historisë indiane.[3] Është një kompleks monumental i mbrojtur i Archaeological Survey of India (ASI).[4]