Shpellat Axhanta
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpellat Ajanta në distriktin Aurangabad të shtetit të Maharashtras në Indi janë rreth 30 monumente shpellash shkëmbore budiste që datojnë që nga shekulli i II p.e.s. deri rreth vitit 480 ose 650 të e.s..[1][2] Shpellat përfshijnë piktura dhe skulptura të përshkruara nga agjensia qeveritare Archaeological Survey of India si "shembujt më të bukur të mbijetuar të artit indian, veçanërisht të pikturës", që janë kryevepra të artit fetar budist, me figura të Budës dhe piktura të rrëfenjave Jataka.[3] Shpellat janë ndërtuar në dy faza duke filluar rreth shekullit të II p.e.s., me grupin e dytë të shpellave të ndërtuar rreth viteve 400–650 të e.s. sipas referencave më të vjetra, ose të gjitha në një periudhë të shkurtër midis viteve 460 deri në 480 sipas sugjerimeve më të fundit të Walter M. Spink.[4] Siti është një monument i mbrojtur nën kujdesin e Archaeological Survey of India,[5] dhe që nga viti 1983, Shpellat Ajanta janë shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Bashkë me Shpellat Ellora, janë tërheqja më e rëndësishme turistike e rajonit të Marathwada-s në Maharashtra. Rreth 59 km nga stacioni hekurudhor Jalgaon në linjën Delhi – Bombei dhe linja Howrah-Nagpur-Bombei i hekurudhës së zonës qendrore dhe 104 km nga qyteti i Aurangabadit. Ato janë 100 km nga Shpellat Ellora, që përmbajnë tempuj Hindu dhe Xhainist ashtu si dhe shpella budiste, e fundit daton nga një periudhë e ngjashme me atë të Shpellave Ajanta. Shpellat Ajanta janë skalitur në faqen e rrëpirës shkëmbore që është në faqen jugore të një gryke në formë U-je në lumin e vogël Waghur,[6] dhe megjithëse tashmë janë përgjatë dhe sipër një rrugine moderne që shkon përgjatë rrëpirës shkëmbore ato fillimisht arriheshin nga shkallë individuale nga krahu i lumit 10-35 m poshtë.[7] Zona fillimisht ishte e mbuluar nga pyje të dendura dhe pasi siti pushoi së përdoruri shpellat u mbuluan nga xhungla deri kur aksidentalisht u rizbuluan në vitin 1819 nga një oficer britanik gjatë gjuetisë. Ato janë ndërtesa monastike budiste, që përfaqësojnë një numër të dallueshëm "manastiresh" ose kolegjesh. Shpellat janë numëruar nga 1 deri në 28 sipas vendit të tyre përgjatë rrugicës, duke filluar në hyrje. Mjaft prej tyre janë të pa përfunduara dhe disa janë të sapo-filluara dhe të tjerat janë faltore të vogla, të përfshira në numërimin tradicional si psh. "9A"; "Shpella 15A" ishte akoma e fshehur nën rrënoja kur u bë numërimi.[8] Më tej rreth grykës janë një numër ujëvarash, që kur lumi është i mbushur me ujë janë të dëgjueshme edhe nga brenda shpellave.[9] Shpellat formojnë korpusin më të madh të pikurave të hershme murale të Indisë; shembuj të tjerë të mbijetuar nga zona e Indisë moderne janë shumë të pakta, megjithëse janë të lidhura me pikturat e shekullit të V në Sigiriya të Sri Lankas.[10][11] Skalitjet e rafinuara arkitekturore në shumë shpella janë shumë të rralla dhe stili i shumë skulpturave është më së shumti vendor, i gjetur vetën në pak raste të afërta të siteve bashkëkohëse, megjithëse tradita Ajanta mund të lidhet me Shpellat e mëvonshme Hindu Ellora dhe site të tjera.[12]