![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/ASEAN_Nations_Flags_in_Jakarta_3.jpg/640px-ASEAN_Nations_Flags_in_Jakarta_3.jpg&w=640&q=50)
Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore[1] (ASEAN /ˈɑːsi.ɑːn/[2], /ˈɑːzi.ɑːn/)[3][4] është një organizatë politike dhe ekonomike e dhjetë shteteve të Azisë Juglindore. Shoqata u formua më 8 gusht 1967 nga Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, dhe Tailanda.[5] Që atëherë, anëtarësia u zgjerua nga Brunei, Kamboxhia, Laosi, Myanmar (Burma), dhe Vietnam. Kjo organizatë synon të përshpejtojë rritjen ekonomike, përparimin shoqëror, dhe evolucioni socio-kulturor në mesin e anëtarëve të saj, mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe mundësi për vendet anëtare që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.[6][7]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/ASEAN_Nations_Flags_in_Jakarta_3.jpg/640px-ASEAN_Nations_Flags_in_Jakarta_3.jpg)
ASEAN mbulon një sipërfaqe tokësore prej 4.4 milion kilometra katrorë, 3% e sipërfaqestokësore të Tokës. Territori ujor i ASEAN mbulon një sipërfaqe rreth tre herë më e madhe se ajo tokësore. Vendet anëtare kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 625 milion njerëz, 8.8% e popullsisë të botës. Në vitin 2015, GDP-ja nominale e kombinuar e organizatës ishte rritur në më shumë se $2.6 trilion dollarë amerikan. Nëse ASEAN do të ishte një entitet i vetëm, do të renditej si ekonomia e shtatë më e madhe në botë, pas SHBA-së, Kinës, Japonisë, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.[8]