From Wikipedia, the free encyclopedia
Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme (SSLM), është organizatë kulturore, shoqërore dhe ekonomike e themeluar në fillim të vitit 2008 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi kryesor i organizatës është të përjetësoj dhe kremton kulturën dhe trashëgiminë shqiptare si dhe të mbaj gjallë gjuhën shqipe në mjediset shqiptare në Lindjen e Mesme dhe posaçërisht në Gadishullin Arabik.[1] Shoqata u formua të bashkojë Diasporën Shqiptare në regjionin e Lindjes së Mesme nën një flamur të përbashkët, si një qenie me një zë të fuqishëm për të mbrojtur interesat shqiptare dhe ato të vendeve amë.[2] Prandaj, SSLM do të angazhohet që të zgjeroj rrjetën e saj për të përfshirë dhe shtri anëtarësinë e saj edhe në vendet tjera të Lindjes së Mesme e posaçërisht në regjionin e Leventit.
I themeluar | 2008 |
---|---|
Zyrat qendrore | Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe |
njerëzit kyçe | Ritjana Ceveli, Kryetare Burhan Buçi, Administrator Hekuran Ismaili, Arkëtar Elona Bytyçi, PR Elizabeta Pekmezi, Media Aniola Tahiraj, P. Shqipërisë Besim Imeri, P. Kosovës Fadil Rexhepi, P. Maqedonisë |
Adresa e internetit | http://www.aa-me.org |
Shoqata po ashtu synon të promovon vlera, tradita dhe kulturë shqiptare tek njerëzit dhe popujt e Lindjes së Mesme me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth Shqipërisë, Kosovës si dhe regjioneve tjera shqip-folëse si dhe të nxis shkëmbim shoqëror dhe ekonomik ndërmjet këtyre kombeve.
SSLM është organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-përfituese, e përkushtuar për të promovuar mirëqenien dhe përparimin shoqëror, kulturor dhe ekonomik të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lindjen e Mesme. Qëllimi i Shoqatës është të siguroj koordinim, mbështetje, integrim si dhe zhvillim të komuniteteve shqiptare në Lindjen e Mesme. Në planin afatgjatë, Shoqata do të angazhohet të përmirësoj mekanizmat mbështetës për shqiptarët që jetojnë në Lindjen e Mesme si dhe të përparoj marrëdhënie multilaterale me popujt e Lindjes së Mesme.
• Të promovoj dhe organizoj aktivitete kulturore dhe shoqëruese që do të shërben komunitetit.
• Të zhvilloj rrjetin që do të ndihmoj shqiptarët në zhvillimin individual dhe profesional.
• Të zgjeroj rrjetin për të përfshirë edhe shtetet tjera të mbetura të Lindjes së Mesme.
• Të krijon dhe mirëmban bazë të të dhënave për anëtarësinë.
• Të përparoj marrëdhënie ekonomike midis popujve të Lindjes së Mesme dhe shqiptarët.
• Të loboj për interesat shqiptare po qe nevoja.
• Emiratet e Bashkuara Arabe
• Arabia Saudite
• Katar
• Kuvajti
• Bahraini
• Omani
• Jemeni
• Irak
• Jordan
• Siria
• Libani
• Të tjera shtete në Lindjen e Mesme
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.