From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkurtëza japoneze (anglisht: Japanese quail; Latin: Coturnix japonica), [1] [2] është një specie e vjetër e shkurtëzave e cila gjendet në Azinë Juglindore. Fillimisht i konsideruar si një nënlloj i shkurtëzës së zakonshme, ajo u kategorizua si specie në vete vetëm në vitin 1983. Shkurtëza japoneze ka luajtur një rol aktiv në jetën e njerëzimit që nga shekulli XII e këtej, dhe vazhdon të luajë rol kryesor në industri dhe në kërkimet shkencore. Në vitin 2007, në SHBA u prodhuan 40 milionë vezë të shkurtëzës. [3]
Popullacioni i shkurtëzës japoneze është i përhapur kryesisht në Azinë Lindore, Rusi, India, Korea, Japonia, Kina, Vietnam, Kamboxhia, Laosi. Kjo racë e shkurtëzave gjithashtu është përhapur edhe në shumë pjesë të Afrikës, duke përfshirë Tanzani, Malavi, Kenia, Namibi, Madagaskar, dhe zonën e Nilit, nga Kenia deri në Egjipt. Në Kosovë dhe në rajonet përreth është popullarizuar relativisht mirë megjithëse nganjëherë quhet gabimisht "thëllëza japoneze". [4]
Mbarështimi i saj është kryesisht në Lindje dhe Azinë Qendrore, në fusha të tilla si Manchuria, Siberia, Japonia dhe Gadishulli Korean. Megjithatë, ajo gjithashtu është përhapur edhe në disa rajone të Evropës, si dhe në Turqi.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.