From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkollat e Larta Popullore (Danisht: folkehøjskole; holandisht: volkshogeschool; finlandeze: kansanopisto dhe työväenopisto ose kansalaisopisto; gjermanisht: Volkshochschule (të rralla) Heimvolkshochschule; norvegjeze: folkehøgskole; suedeze: folkhögskola; hungareze: népfőiskola) janë institucione për arsimimin e të rriturve që në përgjithësi nuk japin gradë akademike, edhe pse disa kurse trajnimi mund të kenë edhe këtë qëllim. Në disa vende këto institucione të arsimit të lartë njihen edhe si Universitete popullore.
Shkollat e larta popullore janë më të shpeshta në vendet nordike dhe në Gjermani e Austri. Koncepti fillimisht u përpunua nga, shkrimtari, poeti, filozofi, pedagogu dhe pastori danez N. F. S. Grundtvig (1783-1872). Grundtvigu ishte i frymëzuar nga Raporti i Përgjithshëm mbi Organizimin e Mësimeve Publike të Marquis de Condorcet i shkruar në vitin 1792 gjatë Revolucionit francez. Revolucioni francez kishte një ndikim të drejtpërdrejtë mbi arsimin popullor në Francë. Në Shtetet e Bashkuara, shkollat popullore daneze u quajtën Danebod dhe shkolla e parë e tillë u themelua në Tyler, Minesota.
Edhe arsimi në vende të tjera u frymëzua nga konceptet e Grundtvigut mbi arsimin e të rriturve. Në Nigeri, Shtetet e Bashkuara dhe India, disa shkolla janë ndërtuar mbi parimet grundtvigiane për arsimin.
Shkolla e parë e lartë popullore u themelua në vitin 1844 në Rødding, Danimarkë.[1]
Karakteri i shkollave të larta popullore ndryshonë nga vendi në vend, por zakonisht institucionet e tilla kanë këto karakteristika të përbashkëta:
Shkollat e Larta Popullore në Gjermani dhe Austri janë të njohura si Qendra të Arsimit të të Rriturve (ger. Volkshochschule). Ato zakonisht financohen nga niveli lokal dhe sigurojnë kurse të trajnimit jocertifikuese për të rriturit:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.