Shahin Dino
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Shahin bej Dino ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin osman, ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
Shahin bej Dino | |
---|---|
Ministër i Brendshëm | |
Në detyrë 5 tetor, 1914 – 27 janar, 1916 | |
Paraprirë nga | Aqif pashë Elbasani |
Pasuar nga | Pushtim-administrimi austro-hungarez |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Preveza, Perandoria Osmane |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi | Fakulteti i Shkencave Politike, Stamboll |
Punësimi | nëpunës |
U lind në Prevezë në kohën e Perandorisë Osmane, në oxhakun e Dinollarëve, i biri i Vejsel pashë Dinos dhe nipi i Abedin pashë Dinos. Mësimet fillore i mori në vendlindje, më pas u arsimua për shkenca politike në Stamboll. Më 1897 mori pjesë në luftime kundër grekëve në Prevezë.
Në prill të 1912 u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, ku mbrojti çështjen shqiptare dhe paditi autoritetet osmane për papjekurinë e tyre.
Gjatë periudhës 17 shtator, 1914 - 27 janar, 1916 pati ofiqin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Esad pashë Toptanit. Formoi Këshillin Arsimor më 1914, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u mor me organizimin e shkollave në prefekturat Durrës, Elbasan e Berat, numër i cili mbeti i kufizuar. Këshilli arsimor hartoi një program sintetik në shqip për shkollat fillore 3 dhe 5 klasëshe, si dhe u botua abetarja e Hafiz Ali Korçës. Me çështjet arsimore në këtë këshillë u morën edhe Aleksandër Xhuvani, Hafiz Aliu dhe Sali Çeka.[1]
Megjithëse u largua me Esad Pashën dhe e ndoqi atë në Selanik, në fillim të gushtit 1917, dha dorëheqjen dhe shkoi tek konsulli italian në Selanik, Giovanni Dolfini. Autoritetet ushtarake franceze e arrestuan dhe u internua në Mitilini të ishullit Lesbos.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.